Ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika emërohet ambasadori i Shqipërisë në NATO.
Visha është propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Propozimi i shefit të qeverisë i është dërguar Presidentit Ilir Meta, ndërsa pritet vendimi nëse do të dekretohet ose jo.
Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen pak ditë më parë nga posti i kreut të SHISH, ndërsa në vendin e tij është komanduar Helidon Bendo.