Policia ka arrestuar dy persona në Patos, të dyshuar si posedues të 41.3 kilogramë kanabis.
Në pranga kanë rënë Neritan Blido, 28 vjeç, banues në lagjen “Dukas”, Patos dhe Spartak Kamberaj, 26 vjeç, banues po në lagjen “Dukas”, Patos.
Gjatë kontrollit të banesës së një personi me inicialet J.G, në dollapin e dhomës së gjumit policia gjeti të fshehur 41.3 kilogramë kanabis, kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga Neritan Blido dhe Spartak Kamberaj.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.