Një punonjëse e ndërmarrjes së pastrimit në bashkinë e Kuçovës kërcënon se do të hidhet nga oxhaku i TEC-it.
Bëhet me dije se punonjësja Elina Bregaj, rreth 35-vjeç, nënë e dy fëmijëve, ka hipur në majën më të lartë të oxhakut. Shkak për aktin është bërë kalimi i saj në trurnin e tretë te pastrimi, propozim i cili nuk është pranuar nga 35-vjeçarja.
Ajo qëndron prej 7 orësh në majën më të lartë të kullës. Ndërkohë, bashkëshorti i Elinës thotë se familja jeton në kushte të vështira ekonomike dhe paga e Elinës ishte e vetmja e ardhur me të cilën ata mbajnë familjen.