Ka vdekur pasi ka sfiluar pa ndërprerje për 12 orë rresht. Historia tragjike është e Vlada Dzyuba, një modele ruse 14 vjeçe, që ka ndërruar jetë pas një sfilate raskapitëse në Shangai.
Zyrtarisht ajo duhet të punonte vetëm 3 orë në javë, por duket se orari shkonte përtej çdo parashikimi. Para se të bënte parakalimin e radhës në pasarelë ajo pati temperaturë të lartë dhe pak minuta më vonë i ra të fikët.
Ambulanca ndërhyri menjëherë, por vajza vdiq pas dy ditësh në gjendje kome.