Ministrja Xhaçka deklaroi se do të zgjatet misioni i forcës detare shqiptare në operacionin e NATO-s në detin Egje, deri në fund të vitit 2018.
Xhaçka u shpreh se në 1 vit misioni shqiptar shpëtoi mbi 700 emigrantë në operacionin përkrah NATO-s. Ajo u shpreh gjithashtu se FA do të modernizohet.
“Çmoj kontributin njerëzor në FA. Do të qëndrojmë në Egje deri në fund të vitit 2018. Në 1 vit shpëtuam mbi 700 emigrantë në operacionin përkrah NATO-s. Do të shtojmë armatim modern në anije. 4 anije patrullimi brenda pak muajsh pajisen me sistem modern armatimi” përfundoi ministrja.