“Kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca qeverisëse duhet të ndalin menjëherë presionin politik ndaj prokurorisë dhe duhet të përdorin të gjithë instrumentet e tyre politikë për të mbrojtur drejtësinë në vend”.
Pavarësisht kësaj kërkesë, vijon në deklaratën e saj Partia Popullore Europiane, Partia Socialiste votoi më 25 tetor në Parlament kundër heqjes së plotë të imunitetit për ish-ministrin Tahiri.
PPE thekson gjithashtu mbështetjen për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka dënuar presionin politik të kryeministrit Rama ndaj Prokurorisë dhe përdorimin e shumicës në Parlament për t’i siguruar Saimir Tahirit mbrojtje politike.
Grupi i Partisë Popullore Europiane nënvijëzon se dekriminalizimi i punonjësve të administratës publike është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e kulturës politike në vend dhe se lufta ndaj krimit të organizuar mbetet një çështje thelbësore për Shqipërinë, për angazhimin e saj për sundimin e ligjit, në rrugën drejt integrimit në BE.