Policia e Vlorës ka arrestuar një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.
Në prangat e policisë ka rënë Ledio (Ferdinand) Zykaj, 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka një masë arresti me burg nga një gjykatë italiane.
Gjykata e Catanzaros, Itali i ka caktuar Ledio Zykajt masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale ”Pjesmarrje në organizatë kriminale për qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, parashikuar nga neni përkatës i Kodit Penal Italian