Policia greke ka ndaluar sot një makine me drogë në kufirin greko-shqiptar.
Në mjetin e drejtohej nga shqiptari 38 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan 31 pako me 31 kg 882 gram marijuanë të futura në dy çanta. 38-vjeçari shqiptar u vu në pranga nga policia greke.
Ndërkohë pak orë më pas në Aminteo, Follorinë u ndalua një mjet tjetër që drejtohej nga një grek 42 vjeç, i cili kishte rolin për kontrollin e rrugës.