Një gjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zharrëz të Patosit gjatë së dielës, ku xhaxhai ka goditur me thikë nipin e tij.
Gentjan Asllani, 43 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, akuzohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me thikë në supë nipin e tij 14 vjeçar.
I dëmtuari pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesën e tij.
Ndërkohë 43-vjeçari u vu në prangat e policisë për veprën penale “Dhunë në familje”.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.