Policia e Sarandës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Ditën e djeshme, është arrestuar nga policia shtetasi Sotiraq Gjiçali. Në momentin e arrestimit, 29 vjeçarit i është gjetur, një sasi prej 2 gramësh lëndë narkotike e dyshuar si e llojit ”Cannabis Sativa”. Materialet i janë referuar prokurorisë për veprën penale ”Dhunë në familje” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.