S’ia vlen lufta me Bashën, duhet betejë për frymën e PD-së – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

S’ia vlen lufta me Bashën, duhet betejë për frymën e PD-së

11:04 | 06/10/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Ben Andoni

Ajo që të gjithë kanë frikë te PD-ja është ideja e një ndarje. Kjo e nënkupton më së miri kujdesin që organizatorët e Lëvizjes së re po bëjnë që të mos e etiketojnë si ndarje, kundërshtinë e tyre. Fati i ndarjeve te PD-ja ka qenë gjithnjë me një fund të hidhur.

Gjithsesi, ata që po e ndjekin këtë lëvizje, më rëndom po e quajnë “fraksion”, kurse duke i dhënë rëndësi e quajnë “skizëm”. Kjo e fundit s’ka fare lidhje me ato që po ndodhin te PD-ja, pasi ndryshimet s’janë doktrinare ose ideologjike, por thjesht strukturore. Lulzim Basha, kryetari aktual i Partisë Demokratike, është i anatemuari i madh i lëvizjes së re për ringritjen e PD, ndërsa të gjithë anëtarët e këtij grupimi hedhin poshtë idenë e fraksionit me një organizim mirëfilli juridik brenda Partisë Demokratike. Këtë e justifikojnë edhe fjalitë më të shumta që kanë artikuluar: “Bashkimi i PD-së përmes një procesi zgjedhor! Të kërkohet ndjesë publike! Hapja e një debati për kapërcimin e problemit! Platformë për të gjithë anëtarësinë! Jo ndarje postesh, por pajtim mes një debati të përgjithshëm!”

Shumë prej këtyre personazheve që të gjithë shënjestrën e kanë për zotin Basha harrojnë një gjë fare të thjeshtë; militantët, anëtarët e rregullt, dashamirët e PD-së janë të lodhur me të njëjtat xhaketa në krye të partisë dhe me slloganet që në vite kanë ndryshuar fare pak, për të mos thënë fare. Ndaj, nuk i bën më përshtypje Basha, nuk i bën më përshtypje dhe kjo lëvizje dhe madje edhe asgjë që do të rrjedhë prej kësaj.

PD-së i nevojitet fryma dhe pikërisht këtë kërkon anëtarësia e saj. Realisht, kjo është beteja vërtetë e humbur e PD-së dhe tragjedia e saj, asfare humbja nga zgjedhjet e përgjithshme, që mund të ndodhin edhe me një lidership të mirë dhe jo si aktuali i PD-së. Në këtë vazhdë, problemi i PD-së thellohet, pasi e ka pasur disa herë pushtetin dhe nuk arriti të vendosë ekuilibrat socialë me pronat, nga ku përfaqësuesit më të prekur janë nëpërkëmbur turpshëm duke bredhur deri në Strasburg; të përndjekurit sot e kësaj dite kërkojnë identitetin, shkapërdredhur në disa shoqata; anëtarësia e PD-së është ndarë dhe madje bjerrur frikshëm. Pikërisht për të ringritur këto tre kolona është beteja e ardhshme e PD-së dhe asfare ajo që ka lidhje me riorganizime, debate dhe anatema. Lulzim Basha me shumë gjasa do jetë në parti dhe nëse PD-ja do të humbë zgjedhjet lokale, por fryma nëse humbet sërish po kalb vetë trupin e këtij formacioni, i cili po jeton makthin e tij më të madh. Dhe, Basha këtë nuk e kupton, e më së shumti nuk e kupton edhe vetë ajo pjesë potenciale e PD-së me ato marifete që bëri ta mbajë në pushtet

Ndaj beteja e madhe e PD-së, qoftë e njerëzve të listës dhe atyre anti-listë duhet të jetë për të mbajtur dhe gjetur shpirtin e kësaj partie, e cila po bjerret frikshëm nga dita në ditë, qoftë edhe para gabimeve të shpeshta të partisë në fuqi, e cila rri dhe sodit e kënaqur të gjithë këtë tollovi.

/javanews.al/

Etiketa: anatemaBen AndonifraksionS’ia vlen lufta me Bashën duhet betejë për frymën e PD-sëshkapërdredhurskizëmtollovi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Albin Kurti rrëfehet për përplasjen me Edi Ramën dhe bashkimin kombëtar

Albin Kurti rrëfehet për përplasjen me Edi Ramën dhe bashkimin kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com