Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dafina Zeqiri që u rrit në Suedi po fillon të ketë sukses në tregun ndërkombëtar.
Ajo filloi me projektin muzikor “Four Seasons” ku xhiroi një klip me reperin amerikan, French Montana ndërsa tani ka ardhur tërësisht ndryshe.
Dafina solli këngën “Told Ya” ku shfaqet në rrugët e Nju Jorkut me disa të rinj të huaj, tërësisht energjike dhe mbresëlënëse me lëvizjet e saj.
Duket se suksesi i saj në Amerikë sapo ka nisur pasi shumë të huaj po e mbështesin në projektet muzikore që po sjell.