Çifti Obama ka festuar ditën e djeshme 25-vjetorin e martesës.
Ish-Zonja e Parë Michelle Obama ka postuar në rrjetin social twitter foton kur ajo është bërë nuse në krah të ish-Presidentit Barack Obama.
“Gëzuar 25-vjetorin. Edhe pas një çerek shekulli , ti vazhdon të mbetesh shoku im më i mirë dhe je njeriu më i jashtëzakonshëm që unë njoh. Të dua!” shkruan Michelle nwna e dy vajzave.
Dhe në foto duket se vitet nuk kanë kaluar dhe ata janë po aq të lumtur dhe të dashuruar si ditën e parë, një mesazh që ata e kanë përcjellë në çdo dalje publike, qoftë kur ishin në krye të SHBA-së por edhe sot.