Ditën e nesërme nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane dhe do të zgjasë deri me 7 nëntor. Për të gjithë të interesuar që kanë dëshirë që të hedhin lotarinë amerikane, është dhënë këshilla kryesore, që aplikimet të mos lihen për ditët e fundit.
“Nëse nuk ka shkollë të mesme ne i vëmë re dhe provojës së punës. Po në proces ka dy ndryshime rëndësishme. Duhet të përdorni një foto të re këtë vit. Nuk duket të përdorni një foto që është përdorur vitin më parë.
Ka një ndryshim për mirë këtë vit sepse ju keni mundësinë e verifikimit të dhënave. Këtë vit kjo është e mundur. Është shumë e rëndësishme se çdo person duhet ta plotësoje vetë aplikimin. Nëse anglishtja juaj nuk është në nivelin e duhur për plotësim e formularit, duhet personi të jenë përgjegjës kur tua plotësojë dikush tjetër. Të njohurit e anglishtes nuk është kriter. Për moshën nuk ka një kriter. Kriter është që duhet të kesh shkollën e mesme gjatë kohës që jepen intervista”, tha Mansaku.