Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar sot Ferdinand Rukon, duke e shpallur fajtor për vrasjen e gruas së tij Liljana Ruko, duke u dënuar me 35 vite burg.
Ruko i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda, pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar, pasi i pandehuri shprehu pendesë për krimin.
Krimi i cili tronditi mbarë vendin ndodhi në dhjetor të vitit 2016.
Pas një debati me bashkëshorten Ferdinand Ruko, e hodhi të shoqen 43 vjeçe, nga dritarja e banjës së katit të katërt në banesën e tyre në lagjen “Kryengritja” në Fier.