Zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Marko është shkarkuar nga detyra ditën e sotme.
Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave me propozim të kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë që Marko u akuzua pak kohë më parë se kishte përgjuar Saimir Tahirin, gjatë kohës që ky i fundit mbante detyrën e Ministrit të Brendshëm.