Vdes në moshën 117-vjeçare gruaja më e moshuar në botë. Mësohet se Violet Mosses-Brown, kishte lindur më mars të vitit 1900 në Xhamajk.
Ndarjen nga jeta të të moshuarës e dha vetë kryeministri i Xhamajkës, Andrew Holness.
Violet kishte jetuar gjithë jetën në të njëjtën shtëpi, ishte një kultivuese e rregullt e kallam sheqerit dhe adhuruese e frutave.
Në një intervistë të hershme në 2010-ën, Violet është shprehur se puna e madhe dhe ushqimi i mirë ishin sekreti i jetëgjatësisë së saj.
Pak ditë para se të ndërronte jetë ajo ishte shprehur se ndjehej mjaft e lumtur që ishte cilësuar si njeriu më i vjetër në botë.