“95% jemi në Europian”, rrëfimi special i mbrojtësit të Kombëtares: Ja pse u largova nga Barca – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“95% jemi në Europian”, rrëfimi special i mbrojtësit të Kombëtares: Ja pse u largova nga Barca

16:20 | 10/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Karriera e Ivan Balliut nisi me një kontratë për Real Madridin në moshën 11-vjeçare, por për shkak të largësisë me shtëpinë, ai vendosi të kthehej dhe të vazhdonte tek akademia e Barcelonës. Më vonë zhvilloi fazë përgatitore me Guardiolën dhe yjet e katalanasve në atë kohë dhe duke qenë i vetëdijshëm për konkurrencën, ai u largua drejt Portugalisë dhe Francës për ta nisur nga fillimi.

Në një intervistë për “El Mundo”, mbrojtësi flet edhe si u bashkua me Kombëtaren shqiptare, arsyen pse dhe situatën e mirë që po kalon ajo në këto kualifikuese.

Kaldas de Malavela. Historia juaj fillon atje…

Read more

Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –

Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt –

Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –

Një qytet shumë i vogël afër Gironës. Fillova të luaja futboll kur isha 4 vjeç dhe kur isha 9 shkova në Girona. Kalova dy vite aty dhe më pas shkova në La Masia. Jam larguar nga shtëpia shumë herët dhe tani që kam fëmijë e mendoj, nuk e di nëse do t’i lija të largoheshin kaq shpejt, por falë atij hapi tani jetoj me futbollin.

Çfarë ju thanë prindërit tuaj?

Është diçka që e kisha vendosur. Për më tepër, në moshën 11-vjeçare dhe para se të nënshkruaja me Barçën, erdha në Madrid dhe firmosa kontratën me Real Madridin. Por pas 4 ditësh Barça më thirri dhe për shkak të afërsisë, për shkak të përshtatjes, përfundova atje. Nuk e dija që po largohesha nga shtëpia, të them të drejtën.

Epo, qyteti im është pak më shumë se një orë nga Barcelona dhe nëna ime do të ‘arratisej’ gjatë javës për të më parë për një ose dy orë, më shumë për të sesa për mua (qesh). Unë jetoja atje me shokët e mi nga ekipi dhe ishte pothuajse një kamp. Dhe pastaj në fundjavë isha me prindërit e mi. Ndryshimi nuk ishte aq i papritur sikur të kisha shkuar në Madrid dhe të mos kisha parë familjen time për tre muaj, gjë që ndodh me shumë fëmijë.

Në atë kohë më pëlqente të shikoja futboll dhe të isha atje, më pëlqente më shumë Barça, por sot më pëlqen të shikoj Madridin, Barçën… Sa më shumë gola të shoh, aq më mirë.

Në La Masi, edhe pse nuk luajtët për ekipin e parë, sërish ishit në xhiro?

Po kaloja mirë. Aty kishte fëmijë të moshave të ndryshme që duan të përballen me botën… Por unë vij nga një familje me këmbët shumë në tokë dhe nuk kam qenë asnjëherë ai ylli le të themi. Unë kam qenë gjithmonë një punëtor i palodhur dhe nuk kam pasur kurrë atë qendër mediatike që u jepet të tjerëve.

E dija realitetin tim. E dija që kisha Dani Alveshin dhe Martin Montojën përpara meje, isha i vetëdijshëm që ishte e vështirë për mua dhe po bëhesha gati për një largim. Ajo që është e vërtetë është se shumë nga miqtë e mi debutuan me ekipin e parë dhe unë jo dhe kjo të frustron pak.

Ndërkohë një fazë përgatitore e zhvilluat me Guardiolën, Mesin, Ksavin, Iniestën…

I çmendur. Mendova: ‘Çfarë po bëj këtu?’ (Qesh). Mbaj mend që një ditë zbrita për të ngrënë dhe e pashë veten në ashensor me Pikenë, David Vijën… po çlodhesha. Edhe në udhëtim kur duhet të hipnim në autobus, hipa në fund që të mos zija vendin e askujt (qesh). Kur hipa ishte Abidal që më thirri: ‘Eja këtu’. Dhe e bëra të gjithë fazën përgatitore pranë tij. Më ndihmoi shumë.

Pastaj Portugalia dhe Franca, si përfunduat aty?

Po, tek Aruka dhe Metzi. Isha te Barça B në Kategorinë e Dytë dhe nuk doja të vazhdoja në të njëjtën kategori. E pashë si një hap prapa. Dhe shkova në Portugali sepse e kisha të qartë se doja të luaja dhe të kisha vazhdimësi. Dhe pastaj Metzi, një klub i madh. Kam qenë shumë rehat për katër vjet.

Më pas ktheheni sërish në Spanjë…

Po, atë verë kalova pak keq, sepse më kërkonin që të rinovoja në Francë, por për shkak të taksave pata një luftë më klubin atje. Doja të vija në Spanjë, por nuk ndodhi. Pati kontakte, por asgjë nuk u finalizua dhe u desh shumë kohë. Derisa sheiku bleu Almerian dhe mendoj se isha nënshkrimi i parë. Nuk doja të vija në Kategorinë e Dytë spanjolle sepse e dija se sa e vështirë është të ngjitesh në La Liga, por mirë, në fund, të qenit atje më futi në tregun spanjoll dhe Rajo Vajekano më mori.

A ndiheni si në shtëpinë tuaj këtu?

Po, si në dhomat e zhveshjes ashtu edhe në klub. Është e gjitha perfekte. Iraola e mbështeti ardhjen time, gjeta lidhje me shokët e skuadrës, me tifozët, jetën në Madrid… Jam i kënaqur.

(Qesh). Pak. Epo, unë isha duke luajtur në Francë dhe mora një telefonatë. Në këto aplikacione, “Nga vjen mbiemri juaj?” Më dukej se kishte shumë njerëz në Shqipëri dhe pak në Spanjë. Dhe në “Twitter” më dërguan shumë mesazhe në shqip, nuk e kuptova. Më ka kontaktuar një person nga Federata e Shqipërisë dhe më kanë thënë të kërkoj lidhjen me babin dhe të tilla, kërkuam letra dhe gjetëm stër-stërgjyshin. Më morën pasaportën dhe tani kam dy shtetësi.

Është si një ekip më shumë, apo ka vërtet një ndjenjë?

Në fillim e pashë si një mundësi për të luajtur në ndeshjet kualifikuese, sepse mendova se do të më hapte më shumë dritare për të qenë në një ekip më të mirë. Por tani është ndryshe. Në fillim isha më egoist. Ndërsa tani jemi 95% afër kualifikimit në Europian dhe na mungon një pikë për të arritur.

The post “95% jemi në Europian”, rrëfimi special i mbrojtësit të Kombëtares: Ja pse u largova nga Barca appeared first on 27.

Të Lidhura

Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –

Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –

nga 27
17:20 | 26/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Novoselë në Vlorë ditën e djeshme, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë...

Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –

Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –

nga 27
17:16 | 26/12/2025
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kontrollet e ushtruara këtë të premte me urdhër të Prokurorisë së Posaçme...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt –

nga 27
17:00 | 26/12/2025
0

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin pasditen e kësaj të premte, për 22 personat e grupit kriminal, të arrestuar pak...

Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –

Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –

nga 27
16:56 | 26/12/2025
0

Një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana ka rënë në pranga e policisë greke në pikën e kalimit kufitar...

Para
Mbi 11 mijë palestinezë të vrarë –

Mbi 11 mijë palestinezë të vrarë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –

Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –

17:20 | 26/12/2025
Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –

Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –

17:16 | 26/12/2025
Duhet t’a nisim nga vetja –

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt –

17:00 | 26/12/2025
Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –

Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –

16:56 | 26/12/2025
Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj –

Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj –

16:46 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –
  • Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –
  • Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt –
  • Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –
  • Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj –
  • Komunikimet e fshehta/ Ilir Shtufi dëshmon në SPAK për dosjen “Balluku”, flet për kontaktet me Berberin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humbi jetën gjatë lojës në kalçeto/ Detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë –
  • Dosja Balluku/ BKH ushtron 19 kontrolle, mes tyre dhe drejtoresha e re e KESH-it, Viola Haxhiademi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com