Mediat italiane kanë raportuar sot një histori të dhimbshme për fatin e një familje shqiptare, ku babai i dy fëmijëve i keqtrajtonte, madje rrihte edhe gruan e tij të sëmurë me tumor edhe gjatë kimioterapisë.
Mediat italiane raportojnë se 43-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, e tani pret dënimin final nga gjykata u zbulua rastësisht, në një ditë kur dikush pa fëmijët që ulërinin për ndihmë, pasi kishin vizituar varrin e së ëmës.
Ngjarja ka ndodhur në Padova, në tetor të 2015, ku një një dëshmitar i rastit që ka parë një nga skenat e tmerrshme, kur dy fëmijët, motër e vëlla, pasi kishin qenë te varri i nënës në Toelo, janë marrë me dhunë nga babai, janë futur në makinë duke thirrur për ndihmë.