8 Dhjetor 2021/ Rinia që nuk është më… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

8 Dhjetor 2021/ Rinia që nuk është më…

17:00 | 08/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Jona Koprencka

Gëzuar 8 Dhjetorin Rini! Rinia që nuk është më. Rinia që ka emigruar me kohë e është shpërndarë nëpër Europë. Rinia që punon nëpër apartamentet e kryeqyteteve të Europës duke mbjellur fshehurazi kanabis. Gëzuar edhe ju që mbani veten me “bukë” duke vjedhur nëpër shtëpiat e qytetarëve Europianë, e që shpesh e paguani me rininë apo edhe me jetën tuaj profesionin që keni zgjedhur nga nevoja. Gëzuar juve o emigrantë pa dokumenta, që mbushni avionët që ju riatdhesojnë ç’do ditë, e që prisni me padurim çastin për tu rihedhur përsëri në tregun e përbashkët të punës, që e quajmë Europë. Gëzuar juve, trafikantë e drogaxhinj, që nga halli e shpresa, e mbase edhe të shtyrë nga shembuj luksi pa djersë që ju rrethonin ç’do ditë, shkuat deri në Amerikën Latinë e më tutje, duke u bërë trafikantë të mëdhenj, e duke i zgjidhur hallet me bashkëmoshatarët tuaj, tashmë vrasës profesionistë e serialë. Gëzuar ty që ke blerë makinë luksoze duke qenë vetëm 20 vjeç, e që me fodullokun tënd xhiron gomat e ecën me shpëjtësi nëpër qytet, duke rrezikuar jetën bashkëqytetarëve të tu. Gëzuar edhe ty që, mbasi mbarove shkollën e lartë, punon kamerier apo recepsionist, call center apo shitëse, dhe paga nuk të del as deri në fund të muajit. Gëzuar të gjithë studentëve, në Shqipëri, që shkollën e lartë e kanë më shumë “adet” për tu kryer sesa shpresë për një të ardhme më të mirë. Gëzuar edhe studentve që kanë fatin të studjojnë jashtë shtetit, që ikin për të mos u kthyer më kurrë.

Gëzuar të gjithëve ju, që Shqipëria nuk arriti dot kurrë tju japë shpresë apo të ardhme. Ju që tranzicioni dhe politikat shpopulluese ju vodhën pjesën më të bukur të jetës tuaj. Këtë vit 8 Dhjetori e gjen atdheun tuaj që zgjohet dalëngadalë nga ëndrra 30 vjeçare e demokracisë, për ta rigjetur veten nën diktaturën që mendonim që e kishim lënë pas, e që me përkëdheli e quajmë “autoritarizëm”.

Read more

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Diktaturat e reja nuk mund dhe nuk duhet ti krahasojmë me të vjetrat, ato kanë karakteristika të reja, pork jo nuk do të thotë që nuk janë diktatura gjithsesi. Ndryshe nga të vjetrat, diktaturat e reja e lejojnë largimin, madje e inkurajojnë atë! Sa më shumë të ikin, aq më mirë! Ata që ikin janë ata që nuk e duan regjimin, e për rrjedhojë në vend nuk mbetet askush për tju kundërvënë. Diktaturat e reja nuk përdorin dhunën fizike! Madje ato janë shumë paqësore. Janë të gatshme të bashkëpunojnë me të gjithë, mjafton që pushtetin ta kenë po “ata”. Dhuna ekonomike përdoret rëndom nga këto diktatura. Tashmë ti nuk internohesh si dikur, jo! Ti mbetesh pa punë, pa të ardhme, pa bukë, derisa të detyrohesh të largohesh. Kuptohet vetvetiu që, pjesa më e rrezikshme e popullsisë për këto dhe çdo lloj diktature janë të rinjtë, e për këtë arsye ata duhet të largohen me ç’do kusht e mjet. Ushtria e stërmadhe e patronazhistëve del çdo ditë rrugëve për të identifikuar “armiqtë e partisë” dhe viktimat e reja të syrgjynimit modern. Diplomat janë zhvleftësuar, dhe universitetet po mbyllen. Të rinjtë, me kokën e zhytur në smartphone, e tashmë të kthyer plotësisht në analfabetë funksionalë, lexojnë shumë pak se çfarë ndodh përreth tyre, dhe kuptojnë akoma më pak.
Porte e aeroporte (të vjetra e të reja, madje edhe ato të premtuara) punojnë me kapacitete të plota.

Mbase nuk do jetë gjithmonë kështu. Mbase gjërat do ndryshojnë dikur, pas shumë kohësh ose më shpejt, por nuk duhet harruar që, shumë nga ne, e paguan me pjesën më të bukur të jetës së tyre çmimin e “çmendurisë shqiptare”, e herët a vonë dikush duhet patjetër të paguajë për këtë, që historia të mos përsëritet…

Etiketa: 8 dhjetor 2021Jona KoprenckaRinia që nuk është më

Të Lidhura

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

nga 27
22:56 | 21/02/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

nga 27
22:28 | 21/02/2026
0

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i cilësuar...

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

nga 27
21:04 | 21/02/2026
0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

nga 27
20:24 | 21/02/2026
0

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Para
Mbylle dritaren… ka ardhur Nexhmije Pagarusha

Mbylle dritaren... ka ardhur Nexhmije Pagarusha

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

22:56 | 21/02/2026
“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

22:28 | 21/02/2026
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –
  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com