Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.
Policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.H., i cili jetonte i vetëm në banesë. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.