Jep dorëheqjen pas thuajse 6 vitesh në detyrë drejtori i tatimeve Shkodër, Hysen Hysaj.
Hysaj ka kominukuar vendimin e dorëheqjes vetë stafit duke i falenderuar për bashkepunimin.
“Ka ardhur koha qe drejtoria tatimore të ketë energji të reja. S’kam qenë perfekt në përmbushjen e të gjitha deytave por them se në pjesën më të madhe të asaj që kam kërkuar, e kam arritur. Siç është ndryshimi i marrëdhënieve me tatimpaguesin por gjithmonë ka punë për të bërë.
Unë do pushoj njëherë, se e kam të nevojshme. Se ka vite që s’kam bërë pushime se periudha e verës dihet është aksion. Të pushojmë njëherë dhe të qetësohemi”, u shpreh Hysaj për gazetarët.