Një 57-vjeçar nga fshati Topojan i Kukësit, ndërroi jetë nga koronavirusi duke shënuar kështu viktimën e parë në Kukës nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.
57 -vjeçari ishte shtruar në Infektivin e Tiranës me datën 6 korrik 2020.
Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kukës, ka marrë tamponë në familjen e tij të cilat kanë dalë negativë duke mbyllur kështu krijimin e një vatre të re infeksioni.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 3 persona në Kukës, 2 në fshatin Shtiqën dhe 1 në qytet.