Një aksident rrugor ëshë shënuar para pak minutash në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Vidhas.
Mësohet se në aksident janë përfshirë pesë automjete, ndërsa deri tani nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Një nga automjetet e aksidentuara, që dyshohet të jetë bërë shkak për përplasjen me mjetet e tjera, po transportonte njerëz drejt spitalit.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po merren me zbardhjen e çeshtjës.