4 muaj te Trauma/ E reja keniane kalon komën, flet mjeku – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

4 muaj te Trauma/ E reja keniane kalon komën, flet mjeku

13:48 | 20/12/2022
në Aktualitet
0

Read more

Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë” –

Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni –

Nga t’i dimë ligjet për integrimin kur na keni përjashtuar nga procesi –

Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës –

Prej katër muajsh, 22-vjeçarja keniane Joyce Achieng Aoko dergjet në spitalin e Traumës ku u shtrua më datë 14 gusht 2022 pasi u gjet pa ndjenja, me shenja të dukshme dhune, poshtë ballkonit të dhomës ku jetonte në rezidencën Flowers në Tiranë.

Referuar të dhënave të siguruara nga akt-ekspertimi mjeko-ligjor, rezulton se e reja është dhunuar. 22-vjeçarja kishte pësuar lëndime të shumta, me brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru.

Nga urgjenca e QSUT “Nënë Tereza”, u transferua e intubuar në spitalin Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore 30 orë pasi ishte zhdukur. Për disa javë, ajo qëndroi në gjendje kome në një nga dhomat e spitalit.

Mësohet se e reja nga Kenia e ka kaluar gjendjen e komës. Ajo mbijetoi por ka pësuar një dëmtim në tru, duke e lënë në gjendje vegjetative.

Gjendja vegjetative shpesh përshkruhet si “zgjimi pa vetëdije”. Pacientja në këtë gjendje i hap sytë dhe duket sikur është zgjuar. Pra shpesh ka cikle gjumi dhe zgjimi, megjithëse nuk reagon ndaj çdo forme nxitjeje ose stimulimi të jashtëm.

“Koma mund të jetë reversible kur mund të kthehet dhe ireversible kur nuk kthehet, në këtë rast është vegetative ku truri nuk funksionon dhe vetëm zemra funksionon, por kanë humbur funksionet e njohjes. Pacienti mund të ushqehet, të jetojë por nuk njeh, nuk komunikon, kjo është koma vegetative. Për hollësi në lidhje me rastin tuaj, duhet komunikuar me mjekun përgjegjës që ndjek pacientin”, tha mjeku anestezist reanimator, Agron Xheta, për gazetaren Beklie Koltraka.

Sa shpresa për shërim të plotë ka Joyce? Jeta e saj a do të jetë më e njëjta? Mjekët që kanë ndjekur rastin e pacientes nuk kanë pranuar të prononcohen pasi çështja po hetohet nga Prokuroria. Por ajo që mund të themi është se jeta e saj nuk do të jetë siç ka qenë deri mëngjesin e 14 gushtit.

Neuroshkencëtari Dr Adrian Oëen, sipas sciencefocus, thotë se pacientët në gjendje vegjetative janë duke qëndruar në hapësirën e papërcaktuar mes jetës dhe vdekjes. Për dekada, supozohej se pacientë të tillë nuk kanë vetëdije për botën përreth tyre, duke përfshirë kush janë, ku janë dhe gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen. Por edhe Dr Adrian Oëen, thotë se ka vërtetuar të kundërtën. Një person në një gjendje vegjetative të vazhdueshme është në gjendje të marrë frymë pa ndihmë. Kur është zgjuar mund të reagojë ndaj dhimbjes fizike dhe mund të lëvizë.

Megjithatë javët për Joyce po kalojnë në të njëjtin shtrat ndonëse ajo ka nevojë për ndihmë më të specializuar mjekësore. Edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga krimi i rëndë dhe Prokuroria e Tiranës është duke hetuar, ende nuk ka asnjë person të ndaluar dhe të dyshuar për ngjarjen.

Të Lidhura

Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë” –

Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë” –

nga 27
11:39 | 09/04/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në foltoren e parlamentit, ka akuzuar Edi Ramën se e ka kthyer...

Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni –

Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni –

nga 27
11:35 | 09/04/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi u shpreh se parlamenti shqiptar është kthyer në një “tualet me gropë septike”, ku...

Nga t’i dimë ligjet për integrimin kur na keni përjashtuar nga procesi –

Nga t’i dimë ligjet për integrimin kur na keni përjashtuar nga procesi –

nga 27
10:53 | 09/04/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar te PD-së, Gazmend Bardhi akuzoi maxhorancën se e ka përjashtuar opozitën nga procesi i integrimit teksa...

Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës –

Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës –

nga 27
10:35 | 09/04/2026
0

Organizata Animal Rescue Albania ka denoncuar në rrjetet sociale një “varr masiv qensh: në Tiranë, ku sipas tyre bëhet fjalë...

Para
Armina Mevlani ndan fotot e papublikuara nga dasma

Armina Mevlani ndan fotot e papublikuara nga dasma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë” –

Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë” –

11:39 | 09/04/2026
Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni –

Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni –

11:35 | 09/04/2026
Nga t’i dimë ligjet për integrimin kur na keni përjashtuar nga procesi –

Nga t’i dimë ligjet për integrimin kur na keni përjashtuar nga procesi –

10:53 | 09/04/2026
Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës –

Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës –

10:35 | 09/04/2026
Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Erion Braçe shkon në Kuvend me qese me perime –

Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Erion Braçe shkon në Kuvend me qese me perime –

10:21 | 09/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë” –
  • Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni –
  • Nga t’i dimë ligjet për integrimin kur na keni përjashtuar nga procesi –
  • Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës –
  • Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Erion Braçe shkon në Kuvend me qese me perime –
  • E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë” –
  • Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com