Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur në SPAK mëngjesin e së premtes.
Roshi është parë të hyjë në Prokurorinë e Posaçme në shoqërinë e avokatit.
Kujtojmë që në muajin qershor Roshit i është komunikuar akuza e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me një kallëzim të KLSH ndaj tij për parregullsi me tenderat në Bashkinë e Kavajës.
Kontrolli i Lartë i Shtetit beri një kallëzim penal në Prokurori për Roshin dhe disa ish-drejtorë të tij në shtator të vitit 2015, pasi dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.








