30% e degëve rrezikojnë të mbyllen, Universitetet drejt boshatisjes – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

30% e degëve rrezikojnë të mbyllen, Universitetet drejt boshatisjes –

18:46 | 13/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Rreth 1700 studentë më pak do të studiojnë këtë vit në Universitetet shqiptare. Numri i regjistrimeve ra me 6.6%, ndërsa masat e qeverisë për caktimin e lehtësirave në degët prioritare duket se e kanë zbutur por nuk e kanë zgjidhur problemin e braktisjes.

Në muajin qershor të 2022 Ministria e Arsimit mori një vendim për t’i dhënë çdo studenti që zgjedh të studiojë në një nga programet prioritare mundësinë e përfitimit të një burse mujore, e cila është e barazvlefshme me pagën minimale (34 000 lekë, nëntor 2022). Përveç shpërblimit mujor, kjo bursë i heq studentëve përfitues edhe detyrimin për të paguar tarifën vjetore.

Raporti i Qëndresës Qytetare tregon se nisma për ta rritur bursën nga 10,000 lekë në nivelin e pagës minimale ndikoi lehtë numrin e regjistrimeve, pa arritur të zgjidhë situatën.

Nga 27 260 maturantë që kanë plotësuar formularin e aplikimit A1, 39.8% e tyre kanë shprehur interesin për t’u larguar nga vendi.

Sipas monitorimit rezulton se mes degëve që rrezikojnë mbylljen janë dhe ato prioritare.

30.5% e programeve të studimit në nëntë universitetet kryesore të vendit rrezikojnë të mbyllen. Universiteti i Elbasanit mban vendin e parë me 46.6% të programeve të cilat kanë më pak se 10 studentë të regjistruar. Ky universitet ka gjithashtu një numër prej 11 programesh studimi të cilat kanë 0 regjistrime, pra mund të konsiderohen të mbyllura.

Universiteti i Tiranës ka 7 programe studimi prioritare, 2 prej të cilave janë në rrezik mbyllje. Fizika dhe Kimia patën 6 dhe 8 studentë të regjistruar.

Universiteti Politeknik i Tiranës ka 6 programe studimi që konsiderohen prioritar dhe 3 prej tyre janë në rrezik mbyllje.

Inxhinieri Gjeomjedis Inxhinieri Fizike dhe Inxhinieri Matematike. Në këto degë pati 7 dhe 3 regjistrime.

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka 15 programe prioritare dhe 4 prej tyre janë në rrezik.

Vreshtari – Enologji pati 0 regjistrime, Inxhinieri Pyjore 8, Inxhinieri Agrare 7 dhe Agrobiologji 2.

Universiteti i Durrësit ka 7 programe prioritare ku 2 rrezikojnë mbylljen.

Në degën Menaxhim Hoteleri Turizëm pati vetëm 6 regjistrime. Ndërsa në Turizëm 8.

Në Vlorë 7 degë nga 9 që cilësohen prioritare janë në rrezik. 12 degë në total në këtë universitet rrezikojnë mbylljen. Kimia edhe pse e vendosur degë prioritare nuk ka pasur asnjë regjistrim.

Universiteti i Korçës nga 10 programe studimi 2 prej tyre janë në rrezik. Kujtojmë që gjatë këtij viti ky universitet shpalli shkrirjen me Universitetin e Tiranës por më pas u tërhoq nga ky vendim .

55.5% e degëve prioritare në Shkodër rrezikojnë mbyllen. Teksa në Gjirokastër 4 prej 9 degëve prioritare janë në rrezik.

Në total ka 94 degë që rrezikojnë të mbyllen. Qeveria ka vendosur 80 degë prioritare në total nga të cilat 33 janë në rrezik mbyllje.

Një tjetër e dhënë që rezulton nga analizimi i regjistrimeve është se universitet e rretheve janë kthyer në trampolina për emigrim.

Shumica e studentëve zgjedhin degët profesionale dhe infermierinë me qëllim largimin jashtë vendit.

Numri i regjistrimeve në programet e studimit 2-vjeçare me karakter profesional, si edhe në programet e studimit Infermieri e përgjithshme dhe Mami në disa raste përbëjnë numrin më të lartë të të regjistruarve në këto universitete, të cilat gjenden në Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër.

“Ky trend sjell disa shqetësime për sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri”, thuhet në raport.

Ekspertët e konsiderojnë këtë fenomen, pra regjistrimin në degë si Infermieria, si “brain drain”.

Gjatë periudhës 2020-2023 nga vendi janë larguar rreth 16 mijë infermierë. Sipas analizës së QQ, në përfundim të raundit të dytë të regjistrimeve janë ezauruar 99.1% e kuotave të lira në programin e studimit “Infermieri e Përgjithshme” në gjithë universitetet publike të vendit.

“Pas diplomimit në këto programe, studentët janë të gatshëm të largohen nga vendi për të punuar në vendet tjera, duke krijuar një vakum të nevojshëm për shërbimet shëndetësore në vend”, vijon më tej raporti. /Citizens Channel

Read more

Rëndohet situata në aksin Përmet–Çarçovë, bllokohet rruga drejt juglindjes –

Nëse dikush do më prekë tokat e paraardhësve, do t’i jap plumbin ballit –

Fajin e ka opozita –

Shembet kanali në Klos, bllokohet rruga nacionale Klos-Burrel –

Të Lidhura

nga 27
09:58 | 09/01/2026
0

Situata është rënduar në aksin rrugor Përmet–Çarçovë, ku segmenti pranë urës së Çarçovës ndodhet në një pikë kritike pasi është...

Nëse dikush do më prekë tokat e paraardhësve, do t’i jap plumbin ballit –

Nëse dikush do më prekë tokat e paraardhësve, do t’i jap plumbin ballit –

nga 27
09:48 | 09/01/2026
0

Avokati  Kujtim Cakrani ka paralajmëruar se do të jetë kundër kujtdo që tenton të investojë në tokat e familjes së...

Fajin e ka opozita –

Fajin e ka opozita –

nga 27
09:24 | 09/01/2026
0

Ka nisur mbledhja e kryeministrit Edi Rama në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, lidhur me situatën e përmbytjeve në disa...

Shembet kanali në Klos, bllokohet rruga nacionale Klos-Burrel –

Shembet kanali në Klos, bllokohet rruga nacionale Klos-Burrel –

nga 27
08:52 | 09/01/2026
0

Prej më shumë se 2 orësh, rruga nacionale Klos-Burrel është e bllokuar si pasojë e shembjes së një kanali. Sasi...

Para
Shqiptarë të bllokuar në Gaza, Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt –

Shqiptarë të bllokuar në Gaza, Ministria e Jashtme: Jemi në kontakt -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rëndohet situata në aksin Përmet–Çarçovë, bllokohet rruga drejt juglindjes –

Rëndohet situata në aksin Përmet–Çarçovë, bllokohet rruga drejt juglindjes –

09:58 | 09/01/2026
Nëse dikush do më prekë tokat e paraardhësve, do t’i jap plumbin ballit –

Nëse dikush do më prekë tokat e paraardhësve, do t’i jap plumbin ballit –

09:48 | 09/01/2026
Fajin e ka opozita –

Fajin e ka opozita –

09:24 | 09/01/2026
Shembet kanali në Klos, bllokohet rruga nacionale Klos-Burrel –

Shembet kanali në Klos, bllokohet rruga nacionale Klos-Burrel –

08:52 | 09/01/2026
Fondi për emergjencat civile, një pikë ujë në detin e madh të përmbytjeve –

08:26 | 09/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Rëndohet situata në aksin Përmet–Çarçovë, bllokohet rruga drejt juglindjes –
  • Nëse dikush do më prekë tokat e paraardhësve, do t’i jap plumbin ballit –
  • Fajin e ka opozita –
  • Shembet kanali në Klos, bllokohet rruga nacionale Klos-Burrel –
  • Fondi për emergjencat civile, një pikë ujë në detin e madh të përmbytjeve –
  • Riaktivizohet vatra e zjarrit te tregu i ‘5 Majit’, mobilizohen forcat zjarrfikëse –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rëndohet situata në aksin Përmet–Çarçovë, bllokohet rruga drejt juglindjes –
  • Nëse dikush do më prekë tokat e paraardhësve, do t’i jap plumbin ballit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com