Java që nis sot parashikohet të jetë e nxehtë, për shkak të zhvillimeve politike që pritet të jenë intesive, me 3 ditë seanca në Kuvend, që kërkojnë të përmbyllen me ndryshime në Kushtetutë.
Kuvendi do të diskutojë sot lidhur me tentativën e lënë në mes të socialistëve për shkarkimin e presidentit Meta, për shkelje të Kushtetutës.
Në seancë pritet që të lexohet raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor, që do të konkludohet me disa rekomandime për institucionin e kreut të shtetit.
Dita që pritet të arrijë pikun e zhvillimeve politike do të jetë e enjtja, ku kryeministri Edi Rama, së bashku me opozitën parlamentare ia kanë dedikuar votimit të ndryshimeve Kushtetuese, që nënkuptojnë listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, në një kohë kur kjo është kundërshtuar nga PD dhe LSI, të cilat e konsiderojnë këtë një tradhëti ndaj marrëveshjes së arritur në 5 Qershor me dakordësimin amerikan.