25 prilli i Zojës dhe 25 prilli i Shqiptarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

25 prilli i Zojës dhe 25 prilli i Shqiptarëve

09:47 | 25/04/2021
në Kryesore
0

Read more

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Nga Ylli Sula

Si sot, më datë 25 prill, plot 554 vjet më parë, ikona e Zojës së Këshillit të Mirë mbërrinte në Genazzano të Italisë e transportuar, sipas gojëdhanës, besimit a legjendës “nga duar engjëjsh”, të cilët e larguan nga kisha rrëzë kodrës së kalasë së Rozafës, ku ajo venerohej, për ta mbrojtur nga përdhosja që i kërcënohej prej dyndjes në afrim të “barbarëve”, më pak se 1 vit para vdekjes së Gjergj Kastriotit.
Si sot, më datë 25 prill 1993, shenjëtori Papa Gjon Pali II, përulej e puthte dheun e Shqipërisë e vizitën e parë do ta bënte pikërisht në kishën e Zojës… rrëzë kodrës së kalasë së Rozafës.
Një javë para vizitës në Shqipëri, papa Françesku lajmëronte se po vinte në vendin e shqipeve me “bekimin e Zojës së Këshillit të Mirë”. Në meshën që Ai mbajti në sheshin e shenjtores Nënë Tereza, pas shpinës qendronte varur një kopje e ikonës së Zojës së Shkodrës dhe fjalët përmbyllëse të meshës së Françeskut kujtonin e kumtonin:
“Po i drejtohemi tani Virgjëreshës Nënë, që e nderoni sidomos me titullin “Zoja e Këshillit të Mirë”. Nisem shpirtërisht për në Shenjtoren e saj në Shkodër, që e doni aq shumë, e ia besoj gjithë Kishën në Shqipëri e mbarë popullin shqiptar , në veçanti familjet, fëmijët e të moshuarit. Zoja ju priftë për të ecur së bashku me Zotin, drejt shpresës që nuk zhgënjen”.
Në Genazzano, në kishën e madhe të Zojës së Këshillit të Mirë, ku gjendet sotekësajdite ikona e Zojës së mërguar nga Shkodra, prej shekujsh, pas një rituali nëntë ditor, çdo 25 prill në mbrëmje festohet dita e Zojës, ndërsa në pjesën tjetër të botës, ku gjenden kisha të Zojës së Këshillit të Mirë e ndiqet riti i saj, dita e Zojës festohet më datë 26.
Po këtu, këtë 25 prill a do të dimë dot për pak çaste t’i vëmë veshin lutjeve të Zojës që vijnë nga përtej Adriatikut, bekimit të Shën Papa Gjon Palit II, porosive të Shën Terezës e kumteve të papa Françeskut? A do festojë qytetaria dhe shpresa apo barbaria dhe zhgënjimi këtë 25 prill në mbrëmje në Tiranë e nesër në gjithë Shqipërinë? Apo festën do vazhdojmë t’ia lemë vetëm Genazzano-s për mbërritjen e Zojës atje, ndërsa ne këtu 25 prillin do e shpallim ditë zie për largimin e saj prej këndej përfundimisht, edhe shpirtërisht?

Etiketa: 25 prilliikona e Zojës së Këshillit të MirëYlli Sula

Të Lidhura

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

nga 27
22:56 | 21/02/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

nga 27
22:28 | 21/02/2026
0

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i cilësuar...

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

nga 27
21:04 | 21/02/2026
0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

nga 27
20:24 | 21/02/2026
0

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Para
Ambasadori britanik: Vetting-u të zbatohet në mënyrën e duhur

Ambasadori britanik vëzhgon zgjedhjet në Durrës: Thirrje qytetarëve të votojnë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

22:56 | 21/02/2026
“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

22:28 | 21/02/2026
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –
  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com