Familjarët e 20-vjeçares që ndërroi jetë pas operacionit për lindjen e fëmijës kanë ngritur pretendimet se nuk është treguar kujdes me vajzën e tyre. Prindërit shprehen se e bija nuk vuante nga asnjë sëmundje.
Raportohet se vajza ka shfaqur probleme me frymëmarrjen pas lindjes së foshnjes.Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Klea Muxhaj ndërroi jetë pas operacionit ndërsa foshnja e saj mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ajo ishte shtruar një ditë më parë dhe mjekët obstetër kanë rekomanduar që lindja e saj të bëhet me operacion.