“Tifozat Kuqezi”, të ftuar sonte në “Më lër të flas”, folën për rrugëtimin e tyre me suksese dhe sfida në 20 vite mbështetje për Kombëtaren shqiptare.
“Kemi 20 vite që jemi anëtarë të Tifozave Kuqezi. Kemi pasur shumë vështirësi gjatë këtij rrugëtimi, por e rëndësishme është që na ka bashkuar të gjithëve qëllimi dhe sukseset e Kombëtares me kalimin e kohës, nuk na kanë munguar. Ne kemi arritur që brenda këtyre 20 viteve të kemi shtrirje në të gjitha qytetet shqiptare dhe në diasporë, në të gjitha shtetet”, u shpreh Flakroni, një nga anëtarët e “Tifozave Kuqezi”.
Një nga momentet më të vështira për kuqezinjtë në këto dy dekada ka qenë mungesa në ndeshjen me Serbinë disa vite më parë.
“Serbia, që fatkeqësisht është një shtet racist, nuk na ka dhënë bileta. Është një prej të vetmeve ndeshjeve në këto 20 vite që ne nuk kemi mundur të shkojmë, pavarësisht vullnetit dhe dëshirës. Por, përfaqësimin e bëri shumë mirë Ballist Morina. Menduam të futemi te çantat e futbollistëve, por ishte e pamundur”.
Mes atmosferës së krijuar në studio, tifozët u shpreh se pjesë e grupit janë 2000 anëtarë aktivë.
“Jemi një grupim që përkrah çdo sportist shqiptar, kemi përkrahur Kombëtaren në çdo ndeshje brenda dhe jashtë vendit. Rreth 2000 të anëtarësuar mund të jenë brenda dhe jashtë vendit. Këtë vit kemi 7800 të regjistruar, 2000 janë aktiv”.
Sipas tifozëve, çdo gjë funksionon me vetëfinancim.
“Ne nuk kemi mbështetje as nga bizneset, as nga Federata, nga askush. Ne funksionojmë me vetëfinancim. Kur bëhesh anëtar te Tifozat Kuqezi, paguan një shumë simbolike prej 10 eurosh. Këto pastaj shkojnë për flakadanët, bluzet e materialet e tjera”.
Ndonëse djemtë janë të shumtë në numër, kuqezinjë zbuluan se ka plot vajza që kanë dëshirë të jenë pjesë e Tifozave Kuqezi.