20 herë më e lartë se norma, grimcat vdekjeprurëve në Tiranë që rrëzojnë Veliajn – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

20 herë më e lartë se norma, grimcat vdekjeprurëve në Tiranë që rrëzojnë Veliajn –

23:04 | 29/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Profesori Besnik Baraj, anëtar i Akademisë së Shkencave, ka prezantuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, disa matje të ndotjes së ajrit në Tiranë nga grimcat që qëndrojnë pezull në ajër, të cilat depërtojnë në enët tona të gjakut dhe konsiderohen nga OBSH si më të rrezikshmet. Këto grimca shkaktojnë sëmundje të rënda si hemoragjitë cerebrale, kanceri, infarktet, etj.

Matjet në mjediset e lokaleve pranë rrugëve kryesore të Tiranës, tregojnë prezencën e grimcave nga 33.6 në 92.6 mikrogram/m3, shumë herë më e lartë se vlera e rekomanduar nga OBSH, 5 mikrogram/m3.

Në qendrat tregtare në vendet e parkimit vlerat arrijnë në nivele kritike, deri në 352 mikrogram/m3, nga norma 5 mikrogram/m3.

Shifrat tregojnë se Tirana është jo vetëm një qytet i pajetueshëm për shkak të kaosit dhe ndërtimeve, por edhe për shkak të ndotjes në nivele alarmante. Dhe shifrat rrëzojnë propagandën e Veliajt që flet për një qytet më të pastër.

Matjet tregojnë se Tirana nuk është ai qyteti që Veliaj mundohet të “shesë” por një kryeqendër që dalëngadalë mbyt qytetarët, dhe kjo ndodh edhe për shkak të politikës që ndjek një kryebashkiak, që mburret me leje ndërtimi dhe gënjen për pyjet orbitale dhe miliona pemë të mbjella.

“Këto matje i kam kryer nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 10:00 të mëngjesit, në objektet ku njerëzit ulen buzë lokaleve. Ishte ditë e thatë. Vlerat janë shumë të mëdha. Janë shumëfish nga rekomandimi i OBSH”, tha Baraj në Të Paekspozuarit.

Profesori Baraj, i ka bërë matjet edhe në orët e para të mëngjesit, ku ka qarkullim minimal të mjeteve dhe grimcat janë sërish në nivele alarmante. Vlerat e matura në 15 stacione të Tiranës, nga ora 03:00-05:00, variojnë nga 31.7 – 78 mikrogram/m3. Pra në asnjë rast më e vogël se 5 mikrogram/m3, që është norma e OBSH.

Për të bërë një krahasim me disa metropole shumë më të zhvilluara se Tirana. Ditën e sotme në Londër niveli i PM 2.5 ka qenë 13 mikrogram/m3. Në New York ka qenë 4.2 mikrogram/m3. Në Romë ka qenë 12.7 mikrogam/m3. Në Paris ka qenë 16 mikrogram/m3 dhe në Berlin ka qenë 11.1 mikrogram/m3. Ndërsa matjet e Tiranës që ka kryer zoti Baraj, tregojnë shifra shumë më të larta, nga 33-92 mikrogram/m3.

Baraj i ka kryer matjet me një aparat i cili e ka marzhin e gabimit deri në +/- 10%. Edhe po t’ua heqësh vlerave këtë përqindje, shifrat e ndotjes në Tiranë nga grimcat vdekjeprurëve, janë në nivele shumë shqetësuese, ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës u ka rekomanduar qytetarëve, që nuk u pëleqejnë ndërtimet dhe ndotja, që “të shpërngulen në fshat”.

Read more

Këmbimi valutor 28 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 28 Shkurt 2026 –

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova –

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 28 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:06 | 28/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Shkurt 2026 –

nga 27
07:38 | 28/02/2026
0

Dashi Zgjidhini betejat tuaja me kujdes. Nuk ka kuptim të përpiqesh të luftosh gjithçka dhe të gjithë menjëherë. Bëj atë...

Parashikimi i motit për sot, 9 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 28 Shkurt 2026 –

nga 27
07:36 | 28/02/2026
0

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në...

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova –

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova –

nga 27
02:58 | 28/02/2026
0

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 solli emocione të forta dhe surpriza për publikun, ndërsa fituesi i...

Para
Dëgjonte zhurma, kaloi dy herë Covid. Kur bëri vaksinën humbi… –

Dëgjonte zhurma, kaloi dy herë Covid. Kur bëri vaksinën humbi... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 28 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:06 | 28/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Shkurt 2026 –

07:38 | 28/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 9 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 28 Shkurt 2026 –

07:36 | 28/02/2026
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova –

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova –

02:58 | 28/02/2026
Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5% –

23:21 | 27/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 28 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 28 Shkurt 2026 –
  • Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova –
  • Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5% –
  • Propozimi pritet të hapë debat të gjërë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 28 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Shkurt 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com