2 vite nga vrasja e Klodian Rashës, polici Hajdari kërkon lirinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

2 vite nga vrasja e Klodian Rashës, polici Hajdari kërkon lirinë

17:08 | 08/12/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë –

Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë –

“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin –

Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të Kombëtares –

Kur janë mbushur dy vite nga vrasja e Klodian Rrashës nga punonjësi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hajdari, ky i fundit vijon të mos pajtohet me dënimin 12 vjet burgim për akuzën e “Vrasjes me dashjes”.

Që prej datës 6 dhjetor 2022, përmes avokatëve mbrojtës, Nevaldo Hajdari ka çuar çështjen penale kundër tij në Gjykatën e Lartë.

Ish-punonjësi i Policisë së Tiranës kërkon gjykimin nga një kolegj penal, me argumentin se ai ka kryer vrasjen në kushtet e tejkalimit të kritereve të mbrojtjes.

Në fakt fillimisht hetimi për policin e skuadrës “Shqiponja” ka nisur nga prokuroria pikërisht për këtë akuzë.

Por gjatë sigurimit të provave të tjera shtesë dhe pamjeve filmike, ku duket qartë se Hajdari qëllon dy herë me armë, grupi i hetimit doli në përfundimin se vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rrasha, është kryer me dashje.

Rekursi i Nevaldo Hajdarit është rregjistruar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë në datën 6 dhjetor, vetëm dy ditë pasi të shënohej dy vjetori i ekzekutimit me armë ndaj Klodian Rrashës.Cështja tashmë ndodhet në dhomën e këshillimit dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vijim, nga gjyqtari Medi Bici.

Vrasja

Klodian Rasha u ekzekutua pak para mesnatës së 8 dhjetorit 2020 pranë banesës së tij në zonën e Laprakës, pasi Hajdaraj e ndoqi për ta ndëshkuar në lidhje me shkeljen e orës policore të vendosur për shkak të pandemisë dhe mosmbajtjen e maskës anti-Covid.

Efektivët i kanë bërë thirrje për të ndaluar që në zonën e “Don Boskos”, por ai është frikësuar dhe ka vendosur që të largohet me vrap.

Pak orë pas ekzekutimit të tij, Policia e Shtetit lëshoi versionin se viktima ishte i armatosur dhe në një moment është kthyer nga efektivët që po e ndiqnin, duke i drejtuar një objekt që në dukje ngjante me një armë zjarri.

Gjë që u përgënjeshtrua nga familjarët dhe më pas u rrëzua edhe nga ekspertët. Kjo hipotezë mori jetë edhe pas gjetjes së një pistolete “Ekol Special” pranë vendit ku ndodhi ngjarja, por që më pas rezultoi se nuk i përkiste 25-vjeçarit.

Policia sekuestroi dy gëzhoja dhe një predhë që dyshohet se kanë dalë nga arma e policit.

I riu nuk mbërriti me shenja jete në spital, pasi plumbi që kishte marrë në zemër e kishte lënë të vdekur në vend.

SHÇBA dhe prokuroria e Tiranës, dolën në përfundimin se veprimet e Hajdarajt bien në kundërshtim me procedurat standarte të përdorimit të armëve të zjarrit dhe se nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit, duke akuzuar Hajdarin për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.

/Ora News/

Të Lidhura

Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë –

Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë –

nga 27
21:39 | 25/03/2026
0

Në një lidhje online nga SHBA, Kokalari tha në Report TV se Berisha dështoi të manipulonte shqiptarët me praninën e...

Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë –

Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë –

nga 27
21:00 | 25/03/2026
0

Pak ditë pas hakerimit të faqes së Kuvendit të Shqipërisë, grupi i “Homeland Justice” pretendon se ka sulmuar edhe sistemet...

“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin –

“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin –

nga 27
20:14 | 25/03/2026
0

Duke iu referuar negociatave për t’i dhënë fund luftës, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt u shpreh sot se...

Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të Kombëtares –

Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të Kombëtares –

nga 27
19:56 | 25/03/2026
0

Shqipëria luan të enjten ndaj Polonisë ndeshjen e vlefshme për Play Off të Botërorit. Në një intervistë të dhënë së...

Para
Ja cilat janë vendet më të kërkuara në Google për fluturime më 2022

Ja cilat janë vendet më të kërkuara në Google për fluturime më 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë –

Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë –

21:39 | 25/03/2026
Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë –

Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë –

21:00 | 25/03/2026
“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin –

“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin –

20:14 | 25/03/2026
Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të Kombëtares –

Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të Kombëtares –

19:56 | 25/03/2026
Ndjekja penale në Greqi u parashkrua –

Ndjekja penale në Greqi u parashkrua –

19:30 | 25/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë –
  • Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë –
  • “Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin –
  • Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të Kombëtares –
  • Ndjekja penale në Greqi u parashkrua –
  • rrëzohen 13 kërkesa për rikthim në drejtësi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë –
  • Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com