1990-2022/ Nga Berisha, Selami dhe Basha, të gjitha rastet ku PD mbeti pa “kryetar” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1990-2022/ Nga Berisha, Selami dhe Basha, të gjitha rastet ku PD mbeti pa “kryetar”

11:09 | 23/03/2022
në Shqiperi
0

Dinamikat e krijuara në Partinë Demokratike pas dorëheqjes së kryetarit të saj Lulzim Basha nuk kanë qenë të pakta në këtë parti, e cila gjatë rrugëtimit të saj 30-vjeçar është përballur jo pak herë me sfida të mëdha.  Të dhënat monitoruese të Institutit të Studimeve Politike tregojnë se gjatë aktivitetit të saj 32 vjeçar janë së paku 3 raste të drejtimit të përkohshëm deri në një Kuvend Kombëtar me legjitimitet për zgjedhje me mandat të plotë.

Rasti i parë 1991: Në dhjetor 1990 u krijua PD me një Komision Nismëtar në krye, drejtues i të cilit ishte Azem Hajdari. Më 14 shkurt 1991, pas debateve të ashpra në Komision dhe mbledhjes së aktivit kombëtar u dakordësua zgjedhja e Sali Berishës si kryetar i përkohshëm i Komisionit Drejtues. Vetëm në shtator 1991 do të zhvillohej Kuvendi i rregullt Kombëtar ku Berisha zgjidhej kryetar me mandat të plotë.

Rasti i dytë 1995: Pas shkarkimit të kryetarit Selami në konferencën e jashtëzakonshme më 5 mars 1995, drejtimi i PD iu besua ekipit tjetër drejtues në parti, sekretarit të Përgjithshëm Tritan Shehu dhe dy nënkryetarëve. Ky drejtim i përkohshëm zgjati deri në prill 1996, kur në Kuvendin Kombëtar Shehu konkurroi dhe u konfirmua kryetar me mandat të plotë

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Rasti i tretë 1997: Një vit pas zgjedhjes kryetar dhe vetëm disa ditë pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të vitit 1997, Tritan Shehu dha dorëheqje, duka ia kaluar drejtimin e përkohshëm të PD-së një strukture ad-hoc me 27 – 29 anëtarë, të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm Genc Pollo. Në shtator u mbajt Kuvendi Kombëtar i radhës ku Berisha u zgjodh kryetar me mandat të plotë.

Gjatë periudhave të ndryshme kohore ka pasur edhe momente të tjera kur vendi i kryetarit ka mbetur vakant dhe me status do të duhej që ushtrimi i funksionit ti kalonte Sekretarit të Përgjithshëm. I tillë është rasti i vitit 2013 kur Berisha dha dorëheqje, por ai formalisht e ushtroi funksionin e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, pavarësisht se këtë përgjegjësi duhej ta ushtronte Sekretari i Përgjithshëm Ridvan Bode. Edhe më 2017 dhe 2021 do të duhej që kryetari Basha, i cili zyrtarisht u tha se ngrinte funksionet e kryetarit në garën zgjedhore në parti, do të duhej të largohej nga selia për t’ia kaluar drejtimin real Sekretarit të Përgjithshëm dhe përmes tij, një prej zv/kryetarëve.

Së fundi, pas dorëheqjes së z. Basha me 21 mars 2022, funksionet e përkohshme të drejtimit duhej ti kalonin një prej zv/kryetarëve, por vetëm pas konfirmimit nga Këshilli Kombëtar. Caktimi i drejtuesit të përkohshëm u bë pa shqyrtim e miratim as formal në Këshill, – një praktikë tjetër eksperimentale në këtë parti, e ndryshme nga përcaktimi statusor, ashtu si më 2013 dhe 2017. Më 2022 situata është edhe më problematike për shkak të ekzistencës së dy fraksioneve në PD, një palë në linjën zyrtare dhe një palë tjetër jashtë saj, por me pretendimin se përfaqëson linjën zyrtare. Palët janë në proces gjyqësor, gjithsesi është ende e paqartë se cila prej tyre gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve të grupit parlamentar, ndërkohë është qartësisht e dukshme se asnjëra prej tyre nuk përfaqëson të gjithë anëtarësinë dhe strukturat përfaqësuese të kësaj partie.

Të dhëna të tilla vlejnë jo vetëm për të qartësuar praktikat historike në një prej dy partive të mëdha politike në Shqipëri, por mbi të gjitha për të dëshmuar hendekun e madh midis legjislacionit mbi partitë politike, përcaktimeve kushtetuese si dhe vetë mënyrës sesi partitë politike funksionojnë./ (ISP)

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Dita e dytë e “Open Balkan”, Rama pret në Pallatin e Brigadave Vuçiç dhe Zaev

Rama e quajti vëlla, Vuçiç i prerë: Nuk e njohim kurrë Kosovën, pavarësisht kostos

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com