Një turiste 16-vjeçare e cila po pushonte në bregdetin tonë se bashku me nënën e saj është mbytur në Ksamil, në Sarandë mesditën e kësaj të premteje.
Viktima ende nuk është identifikuar ndërsa ka dyshime që ajo të jetë përplasur nga një motor uji.
Nga këqyrja e trupit të vajzës janë konstatuar plagë në kokë dhe në trup duke hedhur dyshime se mund të jetë goditur nga një motor uji, megjithatë nga këto shenja nuk përjashtohet edhe mundësia që e reja të ketë goditur shkëmbinjtë.