16-vjeçari klandestin sot milioner në Itali, historia e të riut shqiptar Ulian Sharka – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

16-vjeçari klandestin sot milioner në Itali, historia e të riut shqiptar Ulian Sharka

14:47 | 04/07/2016
në Shqiperi
0

Nga Elisabetta Andreis – Corriere della Sera

Vetëm 16 vjeç dhe ishte një klandestin në Itali. Por sot ai është një biznesmen që ka një kompani me vlerë prej 25 milionë eurosh. Nuk është një histori amerikane, por historia e një shqiptari që shkoi në Itali me gomone dhe sot është i nderuar në punën që bën dhe i reskeptuar nga komuniteti ku jeton.

Bëhet fjalë për Uljan Sharkën i cili u arratis nga varfëria adoleshent dhe sot ka një kompani që vlen plotë 25 mln euro. “Kompania ime punëson një person çdo tre javë, për më tepër, inxhinierë”, tregon ai për “Corriere della Sera”.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Autodidakt në punën e tij, Sharka sot ka një sërë programesh që i pëlqejnë Google. Ai ishte një klandestin si mijëra shqiptarë që linin Shqipërinë për të shkuar në Itali për një jetë më të mirë. Ëndërronte të shkonte në Londër më pas dhe mori gomonen për Itali. Por karabinierët e kapën dhe e çuan në një kamp të miturish. Ishte viti 2008.

Por ai nuk e lëshoi veten. Kërkoi të punonte menjëherë, gratis, si një banakier në një lokal, më pas shitës në një dyqan kompjuterash. Mësoi, punoi dhe studioi vetëm. Pasioni për informatikën ishte i madh te ai. Sot, tetë vjet më vonë, Uljan Sharka ka kapur ëndrrën e tij.

Kompania që ai themeloi, iGeniues, u prezantua fillimisht në festivalin e Kanës ku ishte një ndër më premtueset. Tetë muaj më parë ishte vetëm, ndërsa sot 25 të rinj punojnë për të dhe ai vazhdon të shtojë stafin.

Po has me një sukses të jashtëzakonshëm. Sapo është financuar me 1,5 milion euro nga dy biznesmenë që u ka pëlqyer ideja e tij. Sharka ka rezervë edhe një softuer tjetër, projekte të tjera për të zhvilluar për ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Ide që mund të revolucionojnë botën e marketingut dixhital. Sipas ekspertëve potencialiteti i softuerëve të tij është i njëjtë me ato të Facebook kur lindi, Sharka, një Zuckerberg i ri. Në shtator, me rastin e TechCrunch në San Francisko, kompania e tij do ta prezantojë projektin e ri zyrtarisht. Në do të jenë specialistët më të mirë të teknologjisë.

“Softueri lexon në kohë reale të dhënat e mëdha në rrjetet sociale, i përpunon dhe më pas këshillon si të përmirësosh marketingun në platformat vetjake duke përdorur teknologjinë si levë”, thotë Uljani.

Me programin e tij “crystal” mjafton të kërkosh dhe për dy sekonda të del një dritare që të thotë se kush ishte postimi që ka emocionuar më shumë, cili hashtag ose ngjyrë ka patur më sukses etj.

“Mund të përmirësosh marketingun online me vetëm një klik”, thotë Uljani. Duket paksa banale për ata që nuk e kuptojnë shumë teknologjinë, por ekspertët mendojnë se është një mrekulli teknologjike, pasi dhjetëra kollosë informatike kanë prenotuar vendet për të parë softuerin që ende nuk ka dalë.

“Na ka mbështetur fuqimisht Google dhe falë tyre kemi realizuar versionin e parë të ‘crystal’ në vetëm katër muaj”, tregon i riu shqiptar. Ideja e tij shpesh cilësohet si revolucionare. “Konsulenca me të tjerë do të jetë e kotë, pasi me këtë program mund të bëhet gjithçka vetë duke përmirësuar marketingun në bazë të të dhënave që jep programi”, tregon ai.

“Ne besojmë të Uljani. Ne jemi investitorë profesionistë por kemi dhe shumë eksperiencë duke qenë se kemi punuar për shumë vite për entitete private. Ideja e iGeniues dhe ide të tjera të këtij djaloshi janë të jashtëzakonshme”, thotë Carlo Cartasegna, një menaxher i tregut financiar që ka kontribuar për Uljanin.

Uljani punon shtatë ditë në shtatë, gjithmonë para kompjuterit, deri në 20 orë në ditë.

Rrëfimi për Shqipërinë

Në Shqipëri ishte e vështirë. Që 13 vjeç punoja për të mbajtur veten. Në shkollë isha i shkëlqyer, por mungonin paratë”, thotë ai. Në vitin e dytë të shkollës së mesme braktisi shkollën për të shkuar në Itali. “Doja të krijoja diçka të madhe, diçka timen, por në Shqipëri nuk e kisha këtë mundësi”, rrëfen Uljani.

Në 2012 kur krijoi me kursimet e tija iGeniues, klientët mendonin se ai kishte shumë punonjës, por uljani e bënte gjithçka vetë. Teknik, konsulent, ekspert kontabël, i bënte të gjitha vetë në një shtëpi ku jetonte. “Sot vlerësohemi 25 milionë euro në treg dhe do të hapim degë në Londër dhe San Francisko. Për katër vjet pres zgjerim të madh të kompanisë dhe duam të bëhemi e para start-up në Itali që të kalojmë vlerën 1 mld dollarë”, thotë krahu i djathtë i Uljanit, Gregorio Cutelle.

Kush e njeh mirë Uljanin e di se ai punon fortë dhe flet pak, si Zuckerberg. Ka pak a shumë edhe të njëjtin vizion për tregun. “Do t’ia jap platformën time falas ndërmarrjeve të mesme, që të rriten me publicitetin dixhital pa i rënduar me kosto të kota.”, thotë ai. Në planet e tij nuk përfshihet pasuria apo të bërit miliona. Por ndoshta dhe në bazë të historisë së jetës së tij, “ideja që burimet japin prodhim kur janë të kapshëm nga të gjithë”.

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Për t’mira ju ardhshim…

Për t'mira ju ardhshim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com