100 vajza dhe gra me emrin Valbona kanë vizituar Valbonën në Tropojë. “Ambasada e Shqipërisë organizoi ekskursionin “100 Valbona në Valbonë”. Valbonat shijuan bukuritë përrallore të vendit nga është dhe origjina e emrit të tyre. Pas vizitës në peizazhet e bukura të Valbonës, për nder të tyre, Ambasada shtroi një drekë me gatime tradicionale të zonës, shoqëruar me një program artistik me këngë e valle, nga artistët e ftuar, por edhe nga vetë Valbonat”, ka shkruar Ambasada e Shqipërisë në Kosovë,