100 mln lekë dëm shtetit me zhdoganimet, çohen në gjyq 20 doganierë dhe zyrtarë të Rrugores – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

100 mln lekë dëm shtetit me zhdoganimet, çohen në gjyq 20 doganierë dhe zyrtarë të Rrugores

18:19 | 19/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Prokuroria e Durrësit ka çuar në gjykatë dosjen me 20 të pandehur, të cilët janë doganierë, punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor Tiranë, por edhe sekserë. Prokurori Afrim Shehu pas dy viteve hetim dokumentoi se grupi i akuzuar kishte krijuar një skemë për zhdoganimin makinave  me një praktikë të falsifikuar, me qëllim uljen e taksës së zhdoganimit. Organi i akuzës  thekson se grupi realizonte në mënyrë fiktive dokumentacionin në formë zinxhiri, duke ulur vlerën e blerjes dhe pakësuar fuqinë motorike të automjeteve, me qëllim pakësimin dhe shmangien nga detyrimet doganore duke shkaktuar një dëm ndaj shtetit në një vlerë të përgjithshme rreth 10 000 000 lekë. Po sipas prokurorisë, kjo veprimtari është zhvilluar në formë zinxhiri për shmangien e detyrimeve doganore.

Të akuzuarit që janë dërguar në gjykatë
Qani Kacmoli
Erdi Çena
Xhuljano Sorra
Glodian Sulaj
Xhevdet Mali
Keni Braçe
Xhani Rama
Edmond Jupe
Altin Maleqka
Indrit Tafalla
Elison Shehaj
Agjencia Doganore “Laura One”
Neritan Bablusha
Endrit Pllumbi
Andi Lara
Ilirjan Çelçima
Arben Qëndro
Sokol Mehmeti
Merita Zonja
Mereme Dervishi

Por si funksiononte skema?
Pjesë nga dosja e prokurorisë
Prokuroria deklaron se të pandehurit Qani Kacmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe dhe Altin Maleqka, duke vepruar si “kapsa” në emër të agjencisë doganore “Laura One” sh.p.k, gjenin shtetas të cilët kishin nevojë për të kryer procedurën e ç’doganimit të automjeteve të tyre dhe më pas merrnin prej tyre dokumentacionin origjinal dhe vlerën e plotë të detyrimit doganor. Më pas, duke siguruar dokumentacion origjine me të dhëna të rreme (të falsifikuara) në lidhje me fuqinë motorike dhe vitin e prodhimit, të cilat j’a bashkëlidhnin kopjes së deklaratës doganore, e cila arkivohej në doganë, me qëllim pakësimin e detyrimit doganor. Më pas, duke qenë se kishin akses në sistemin e përpunimit të deklaratave doganore (me kodet e agjentëve Konstandin Rista dhe Mirjan Driza) prodhonin deklaratë doganore (me datë dhe nr. serie të njëjtë me atë të depozituar në Doganë) duke j’a bashkëlidhur dokumentacionit origjinal dhe në përfundim ja dorëzonin qytetarëve ose në disa raste merrnin përsipër dhe targimin e automjeteve.

Read more

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Në disa praktika doganore është provuar se dokumentacioni origjinal dhe ai me të dhëna të rreme është vulosur, me vulën personale rrethore të doganiereve, të pandehurit Neritan Bablusha, Endrit Pllumbi, Andi Lara, Ilirjan Çelçima, Arben Qëndro, Sokol Mehmeti dhe Merita Zonja, si dhe vulën drejtkëndore të Degës së Doganës Durrës. Më pas ky dokumentacion është dërguar për regjistrim pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor Tiranë, dhe janë targuar automjetet në mospërmbushje të rregullt të detyrës nga të pandehurit Indrit Tafalla dhe Elison Shehaj, me detyrë specialist pranë DRSHTRR-Tiranë.

Në të gjitha rastet objekt hetimi të pandehurit Qani Kacmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe, Altin Maleqka dhe Mereme Dervishi, kanë vepruar në emër të një agjencie doganore “Laura One” sh.p.k, të cilët kanë krijuar dokumentacion fiktiv në formë zinxhiri, duke ulur vlerën e blerjes dhe pakësuar fuqinë motorike të automjeteve, me qëllim pakësimin dhe shmangien nga detyrimet doganore (sipas vlerës së përshkruar në pjesën përshkruese për secilin rast) në një vlerë të përgjithëshme rreth 10 000 000 lekë të reja.

Si përfaqësues të zyra doganare Durrës, e cila ka përgjegjësinë e mbikëqyrjes dhe verifikimit të dokumentacionit, veprimet janë kryer nga të pandehurit Neritan Bablusha, Endrit Pllumbi, Andi Lara, Ilirjan Çelçima, Arben Qëndro, Sokol Mehmeti dhe Merita Zonja, si doganier. Me këto veprime duke pranuar të legalizojnë dhe çlirojnë mallin e deklaruar në doganë, pa verifikuar dokumentacionin e paraqitur dhe aktin e përfaqësimit nga subjektet deklarues, për të pandehurit Qani Kacmoli, Erdi Çena, Xhuljano Sorra, Glodian Sulaj, Xhevdet Mali, Keni Braçe, Xhani Rama, Edmond Jupe, Altin Maleqka dhe Mereme Dervishi, vlerësohet se është vepruar në bashkëpunim për arritjen e qëllimit final, shmangies nga pagimi i detyrimeve doganore ndaj shtetit në një vlerë të përgjithëshme rreth 10 000 000 lekë të reja. Kjo veprimtari është zhvilluar në formë zinxhiri për arritjen e një qëllimi të përbashkët dhe të një rezultati kriminal të dëshiruar prej tyre, shmangien e detyrimeve doganore. Po të mos kishte funksionuar qoftë edhenjëra prej hallkave të këtij zinxhiri, kontrabanda, objekt i hetimi nuk do të ishte realizuar” deklaron prokuroria.

Etiketa: 20 doganierprokuroria e durresitZhdoganimet

Të Lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

nga 27
23:09 | 06/04/2026
0

Udhëtimet drejt Europës pritet të ndryshojnë ndjeshëm në ditët në vijim, pasi Bashkimi Europian do të vendosë plotësisht në funksion...

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

nga 27
22:59 | 06/04/2026
0

Qyteti i Vlorës do të përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e nesërme, për shkak të punimeve për...

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

nga 27
22:13 | 06/04/2026
0

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ka shprehur synimin për të marrë postin e kryetares së Partisë Demokratike, ka bërë...

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

nga 27
22:00 | 06/04/2026
0

Në muajin mars të këtij viti, Banka e Shqipërisë licencoi bankën e parë digjitale në vend. JET Bank synon të...

Para
Nis shkolla në Kosovë, nxënësit me maska, zbatojnë masat mbrojtëse kundër Covid

Ministria e Arsimit në Kosovë: Nëse situata përkeqësohet, shkollat mund të mbyllen

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

23:09 | 06/04/2026
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

22:59 | 06/04/2026
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

22:13 | 06/04/2026
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

22:00 | 06/04/2026
Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

21:22 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –
  • Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –
  • Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –
  • Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –
  • Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –
  • Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –
  • Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com