1 mln lekë varri në Tufinë, i pandehur drejtori i bashkisë Tiranë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1 mln lekë varri në Tufinë, i pandehur drejtori i bashkisë Tiranë –

10:44 | 21/12/2022
në Aktualitet
0

Read more

Paralizë investimesh për vitin 2026, Qeveria nuk nxjerr asnjë qindarkë nga fondet e brendshme –

Këmbimi valutor 6 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale –

Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin –

Elton Qyno

Prokuroria e Tiranës, i ka dhënë fund çështjes penale që flet për biznesin e shitjes së varreve në Tufinë, të krijuar nga zyrtarë të bashkisë së Tiranës. Eliodor Ndini, Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, është marrë i pandehur për tri vepra penale. Mes të cilave dhe korrupsionit pasiv. Pasi për çdo varr merrte shuma financiare nga 200 deri në 1 milion lekë të vjetra.

Në këtë skemë kanë qenë të përfshirë dhe punonjës të tjerë të bashkisë, si Xhemal Mena, Latif Shehu, Gazmend Daja. Të cilët janë marrë të pandehur për akuzën e korrupsionit dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Në listë e të pandehurve janë dhe Bujar Lica, Alban Ajazi, Endrin Milla, Fatjon Gjonaj, Roza Ndoj. Si dhe Julian Çuka, Shaqir Nika dhe Fabjon Gjonaj.

Njëherësh Ndini, dhe persona të tjerë merrnin përsipër kundrejt lekëve legalizimin e ndërtimeve pa leje dhe nxjerrjen e kredisë së butë nga Bashkia, për emra të përveçëm. Dosja penale me Nr.4811 tregon raste të përsëritura dhe të përditshme të Eljodor Ndinit. I cili për një varrim që kryhej në parcelën e varrezave në Tufinë, kërkonte nën dorë shuma të konsiderueshme lekësh.

Në dosje jepet një rast i pastër i korruptimit të Ndinit dhe punonjësve të tjerë të bashkisë, pasi është mbikëqyrur fillimisht nga sektori ekonomik në policinë e Tiranës, ku oficerët Marlind Shkreli, Erjon Ismaili dhe Ledion Kolgjoka, kanë kryer një sërë veprimesh për të zbuluar veprimtarinë kriminale që kryhej në një nga ndërmarrjet e bashkisë Tiranë.

Në materialin hetimor të siguruar flitet për një nga disa episodet e hetuara. Ku Eljodor Ndini është kapur duke marrë para dhe euro, në këmbim të shitjes së një sipërfaqe toke për qëllime varrimi në Tufinë.

Ky episod është trajtuar duke futur një agjent policie, i cili është kamufluar si banor i Tiranës. Agjenti është shtirur duke krijuar një histori se halla e tij që jetonte në Gjermani kishte ndërruar jetë. Dhe në familjen e saj në Tiranë kishin nisur përgatitjet për të zhvilluar ceremoninë e varrimit.

Agjenti është interesuar tek Agjencia e Shërbimit Funeral në Bashkinë Tiranë, duke zhvilluar një takim me drejtorin Eljodor Ndinin. Qëllimi i këtij takimi ka qenë pikërisht sigurimi i një vendi të mirë për varrimin e hallës që kishte ndërruar jetë në Gjermani.

Nga përgjimi ambiental, rezulton se Eljodor Ndini, e siguron se do i gjente një vend të mirë për hallën, por duhej të respektohej nga ana e farefisit pasi vendet ishin të limituara. Nga ana tjetër agjenti i premton gjatë bisedës drejtorit Ndini, se pjesën e respektit dhe pagesën mos ta kishte merak fare.

Ata e kanë lënë të takohen edhe një herë tjetër në ambientet e një lokali në Tiranë. Ku agjenti që interesohej për një varr për hallën në Tufinë i ka dhënë shumën prej 800 mijë lekë të vjetra Eljodor Ndinit. Ky i fundit del në përgjime se tashmë puna është mbyllur. Pasi vendi i varrimit është gjendur dhe kishte pamje të mirë.

Lexo edhe: Veliaj vjedh edhe të vdekurit! 100 mln lekë pa garë për varrezat

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Paralizë investimesh për vitin 2026, Qeveria nuk nxjerr asnjë qindarkë nga fondet e brendshme –

Paralizë investimesh për vitin 2026, Qeveria nuk nxjerr asnjë qindarkë nga fondet e brendshme –

nga 27
08:34 | 06/03/2026
0

Viti fiskal 2026 ka nisur me një paralizë të plotë të investimeve publike nga fondet e brendshme. Të dhënat zyrtare...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:18 | 06/03/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale –

Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale –

nga 27
08:14 | 06/03/2026
0

Kukësi është zgjuar këtë mëngjes i mbuluar nga një shtresë e dendur mjegulle, e cila ka përfshirë qytetin dhe zonat...

Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin –

Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin –

nga 27
08:12 | 06/03/2026
0

Emiratet e Bashkuara Arabe përjetuan një natë tensioni të lartë pasi Irani ndërmori sulme me dronë dhe raketa ndaj qyteteve...

Para
Dendias në Tiranë: Çështja e detit do të shkojë në Hagë

Dendias në Tiranë: Çështja e detit do të shkojë në Hagë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Paralizë investimesh për vitin 2026, Qeveria nuk nxjerr asnjë qindarkë nga fondet e brendshme –

Paralizë investimesh për vitin 2026, Qeveria nuk nxjerr asnjë qindarkë nga fondet e brendshme –

08:34 | 06/03/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:18 | 06/03/2026
Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale –

Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale –

08:14 | 06/03/2026
Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin –

Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin –

08:12 | 06/03/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Mars 2026 –

07:42 | 06/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Paralizë investimesh për vitin 2026, Qeveria nuk nxjerr asnjë qindarkë nga fondet e brendshme –
  • Këmbimi valutor 6 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Mjegulla pushton Kukësin, kufizohet ndjeshëm shikueshmëria në qytet dhe në akset nacionale –
  • Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Mars 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Mars 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Paralizë investimesh për vitin 2026, Qeveria nuk nxjerr asnjë qindarkë nga fondet e brendshme –
  • Këmbimi valutor 6 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com