“1.2 milion euro për 2 vrasje”/ Nën hetim nga SPAK, Renato “Çami” merr 1.1 miliard lekë nga Subashi i Fierit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“1.2 milion euro për 2 vrasje”/ Nën hetim nga SPAK, Renato “Çami” merr 1.1 miliard lekë nga Subashi i Fierit

14:48 | 10/02/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Qysh kur Bashkinë Fier e mori në dorë Armand Subashi, fondet e taksapaguesve po përdoren lirshëm nga bandat për të pastruar paratë e krimit. Klienti më i rregullt i kryebashkiakut është Renato Sali alias Renato “Çami”, i konsideruar si një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Fier. Sali është në hetim nga SPAK (në një dosje voluminoze të ndarë me Nr.75/2) por kjo nuk e pengon Subashin të bëjë pazar.

Dhe bëhet fjalë për shuma të mëdha që i kalojnë kompanisë së Salit përmes arkës së bashkisë. Këtë radhë, Subashi e ka ndarë fondin në dy tendera të qëndisur për kompaninë e bandës së Renato “Çamit”.

Tenderi i parë e ka fondin limit 102 329 136,00 lekë dhe ka për objekt “Loti 1 Blerje gazoil deri në 10 ppm”. Sipas dokumenteve të tenderit, financimi do të sigurohet nga buxheti i Bashkisë Fier për Administratën e bashkisë, për Drejtorinë e Shërbimit të MZSH Fier, Ndërmarrjes së Pastrimit Fier, Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike Fier, Ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit Fier, Ndërmarrjes së Gjelbërimit dhe Mirëmbajtjes së Varrezave Publike Fier. Nuk e kuptojmë se si është llogaritur fondi limit, por bashkia për të njëjtin furnizim një vit më parë ka prokuruar 200 milionë lekë më pak. Çmimi i naftës ka rënë, mjetet janë ato që kanë qenë, por fondi për naftë pa pësuar rritje. E po, bandës i duhen më shumë lekë tani, se ka telashe me drejtësinë!

Read more

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani –

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen –

Ky tender u njoftua më 13 dhjetor 2024 dhe mori pjesë vetëm kompania “AGA-1” me pronar Renato Salin. Po kush guxon të shkojë në një tender që është paracaktuar për këtë personazh?! Më 13 janar 2025 është mbyllur formalisht tenderi në 5 shkurt 2025 u njoftua fituesi në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Duke qenë i garantuar se nuk hyn njeri në këtë tender, AGA-1 ka bërë ofertën 102 186 656,00 lekë, që është gati 100% e fondit limit.

Tenderi është shënuar automatikisht me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Open Data Albania e klasifikon tenderin me “mungesë konkurrence”.

Edhe tenderi i dytë për karburant është ekzekutuar me shpejtësi nga komisioni i Subashit një ditë më pas. Objekti i tenderit është “Loti 2 : Blerje benzine pa plumb” dhe e ka fondin limit 2 595 368,00 lekë. Burimi i financimit është Buxheti i Bashkisë Fier për Administratën e bashkisë dhe ndërmarrjet e varësisë.

Prokurimi u njoftua më 13 dhjetor 2024 nga Agjencia e Prokurimeve dhe sërish mori pjesë vetëm “AGA-1”  Në të njëjtën mënyrë komisioni më 4 shkurt 2025 shpalli fituesin që e kishte ofertën sa fondi i bashkisë.

Edhe ky tender u shënua nga Open Data Albania me “Flamur të kuq”.

Tender i prenotuar në vite nga “Renato Çami” 

Bashkëpunimi i kryetarit Armando Subashi me Renato “Çamin” është i qëndrueshëm në vite dhe, pavarësisht denoncimeve publike, është shtuar fondi që i kalohet këtij subjekti.

Portali “Gijotina” publikoi në datë 03.02.2023 një artikull me temë “Subashi, pazare nafte me Renato Salin/ I akuzuari për krime merr pa garë tenderin 900 mln lekë”. Bëhet fjalë për dy tenderë, të dy të mbyllur me datë  1 shkurt. Njëri nga prokurimet ka si objekt “Blerje gazoil deri në 10 ppm” dhe vlera e fondit limit është 870 milionë lekë.

Ky tender i është falur firmës A G A -1 SHPK, me pronar Artan Jaupaj dhe Renato Sali. Në dokumente tregojnë se tenderi ka qenë i hartuar posaçërisht për këtë firmë. Pasi ajo ka qenë e vetmja që ka paraqitur ofertë dhe në mungesë të konkurrencës Subashi e ka shpallur fituese. Për më tepër shohim se vlera e ofertës është e njëjtë me fondin limit, 870 milionë lekë. Çka shton e më shumë dyshimet se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar.

Pronari i “AGA-1” nën hetim nga SPAK

Një fakt të tillë e ka konfirmuar drejtuesi i SPAK, Altin Dumani,i cili gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, theksoi se Renato Sali, po hetohet në një proçedim penal të ndarë me dosjen e personave që janë dërguar në gjykim.

Të gjithë këta personazhe, janë përmendur nga dëshmia e bashkëpuntorit të SPAK, Skerdi Tasi, sipas të cilit kanë paguar para dhe apartamente në këmbim të vrasjes me armë të Agim Boriçit dhe Ilir Boriçit, ngjarje e ndodhur në Prill 2018.

Njëherësh emri i Renato Sali, është përmendur dhe nga dëshmia e Agim Boriçit, i cili ka dyshuar se sulmin me armë në lokalin e tij në Fier, dyshonte se e kishte organizuar dhe financuar Renato Sali.

Nga ana tjetër dhe Nuredin Dumani, bashkëpuntori i SPAK gjatë një ballafaqimi në muajin Mars 2023, mes bashkëpuntorit të SPAK, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, Dumani përmend Renato Çamin, si person që kërkonte jo vetëm eleminimin e Dokles por dhe të mikut të tij, Arben Isufaj alias “Ben Qimja”.

”…kam diçka për të shtuar që se kam thënë më përpara. Doja të flisja për një çështje që nuk është diskutuar fare më parë. Teksa flisja një ditë me Henrik Hoxhaj, më ka dërguar në aplikacionin “Matrix” fotografi me screnshoot të bisedave që Henrik Hoxhaj, fliste me një person që quhet Renato Çami, i cili interesohej në lidhje me vrasjen e “Ben Qimes” dhe Endrit Dokles. Personi jepte 1 milion e 200 mijë euro për vrasjen e këtyre dy personave…”-ka treguar i penduari Nuredin Dumani.

Nga ana tjetër, edhe kryebashkiaku Subashi nuk është i panjohur për SPAK-un. Emri i tij doli gjatë hetimit të procedurave të ndërtimit të inceneratorit të Fierit. Po ashtu ka disa kallëzime për Subashin nga opozita për shpërdorim detyre.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Të Lidhura

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

nga 27
13:32 | 19/03/2026
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë nga Berlini për takimet që po zhvillon...

Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

nga 27
12:54 | 19/03/2026
0

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të raportit të Varieties of Democracy Institute, i cili e rendit Shqipërinë në kategorinë e “autokracive...

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani –

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani –

nga 27
12:44 | 19/03/2026
0

Një rast i pazakontë ka rikthyer debatin mbi ligjet e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi shqiptari Klevis Disha ka...

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen –

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen –

nga 27
12:34 | 19/03/2026
0

Dita e sotme është speciale për dy lojtarët e Kombëtares, fjala është për portierin Thomas Strakosha dhe sulmuesin Ernest Muçi,...

Para
Zgjedhjet në Kosovë/ Kush i ka votat për Qeverinë e re?

Zgjedhjet në Kosovë/ Kush i ka votat për Qeverinë e re?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

13:32 | 19/03/2026
Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

12:54 | 19/03/2026
E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani –

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani –

12:44 | 19/03/2026
Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen –

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen –

12:34 | 19/03/2026
Provokim ndaj shtetit tonë –

Provokim ndaj shtetit tonë –

12:16 | 19/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –
  • Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –
  • E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani –
  • Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen –
  • Provokim ndaj shtetit tonë –
  • Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti, Namir Lapardhja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –
  • Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com