Belgjika mundet nga Egjipti në miqësore me shifrat 2-1 vetëm disa ditë nga ndeshja e parë që do e luajë në Kupën e Botës. Ndeshja u luajt në stadiumin Jaber Al-Ahmad në Kuvajt.
Paraqitje zhgënjyese për Belgjikën, e cila u gjend në disavantazh në minutën e 33-të me Mostafa Mohamed që ia doli të shënojë.
Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 46-të, Trezeguet, një nga më të mirët në fushë shënoi golin e dytë për Egjiptin.
Në minutën e 76-të, një gol i Openda-s rihapi një farë shprese për Belgjikën, por vetëm kaq.
Jo një paraqitje pozitive e Belgjikës, pesë ditë pas debutimin në Kupën e Botës kundër Kanadasë.
Në fakt, Belgjika u duk mjaft e ngadaltë në fazën e sulmit dhe mbi të gjitha tregoi limite të ndryshme në fazën mbrojtëse.
Romelu Lukaku nuk luajti në këtë ndeshje, ndërsa De Ketelaere qëndroi në stol për plot 90 minuta.