• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zelensky: Kemi kontrollin e plotë të qytetit të Limanit

16:09 | 02/10/2022
në Uncategorized
0

Presidenti i Ukrainës tha se forcat e tij kanë kontrollin e plotë të qytetit lindor të Limanit, një qytet strategjik në Donbas, nga i cili forcat ruse u tërhoqën një ditë më parë.

Zelensky i bëri këto komente përmes një video-mesazhi të postuar në llogarinë e tij në Telegram më 2 tetor.

Lexo edhe

Rama të merret i pandehur –

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, lajm i mirë dhe për Shqipërinë –

Vdekja e 30-vjeçares, reagon materniteti Koço Gliozheni –

“Deri në orën 12:30, Limani është krejtësisht i pastruar”, tha ai. “Faleminderit ushtarëve tanë. Lavdi Ukrainës”, shtoi presidenti ukrainas.

Rimarrja e kontrollit të Limanit nga forcat ukrainase është fitorja më e madhe në fushëbetejë në javët e fundit, pas kundërofensivës që forcat e Kievit nisën në rajonin verior të Harkivit, duke dëbuar forcat ruse. Suksesi i kësaj kundërofensive befasoi shumë vëzhgues.

Limani është qytet strategjik, përmes së cilit kalojnë linjat hekurudhore dhe analistët thanë se ka të ngjarë që forcat ukrainase do ta përdorin qytetin si vend prej ku do të nisin ofensiva të reja në lindje.

Në Liman ka pasur luftime të ashpra në ditët e fundit, me forcat ukrainase që gradualisht arritën të rrethonin rreth 5.000 trupa ruse që po e mbronin qytetin.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha më 1 tetor se trupat ruse po tërhiqeshin për shkak të “rrezikut të rrethimit”.

Disa raportime të pakonfirmuara thanë se forcat ruse kishin pësuar humbje të mëdha të njerëzve dhe se një numër i paspecifikuar i ushtarëve ishin burgosur.

Kjo ishte humbja e fundit për presidentin rus, Vladimir Putin, që erdhi vetëm një ditë pasi ai tha se Rusia po anekson katër rajone ukrainase që kanë qenë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse për disa muaj.

Rajoni i Donjeckut, ku gjendet Limani, është një prej katër rajoneve që Putini tha se Moska i aneksoi. Kievi dhe Perëndimi kanë dënuar aneksimin, duke thënë se është i paligjshëm dhe farsë.

“Çlirimi i këtij qyteti në rajonin e Donjeckut është një prej faktorëve kyç për çlirim të mëtejmë në rajonin e Luhanskut”, tha Serhiy Haida, kreu i administratës ushtarake ukrainase në Luhansk.

Putin ka deklaruar se Rusia ka aneksuar Donjeckun, Luhanskun, Hersonin dhe Zaporizhjën. Vëzhguesit kanë thënë se këto veprime të udhëheqjes ruse shuajnë edhe më shumë shpresat për arritjen e një marrëveshjeje të paqes.

Së bashku me Krimenë, që Moska aneksoi më 2014, katër rajonet ukrainase përbëjnë rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës, dhe në to gjenden disa prej pjesëve më të industrializuara të shtetit. Kievi ka thënë se nuk do të negociojë me Moskën për aq kohë sa Putin është në pushtet./REL

Etiketa: kontrollLimaniZelensky

Të Lidhura

Rama të merret i pandehur –

Rama të merret i pandehur –

nga 27
13:33 | 01/02/2023
0

Nënkryetari i PD-së, Luciano Boci thotë se drejtësia shqiptare duhet të marrë të pandehur kryeministrin Edi Rama për skandalin e...

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, lajm i mirë dhe për Shqipërinë –

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, lajm i mirë dhe për Shqipërinë –

nga 27
13:31 | 01/02/2023
0

Inflacioni në Eurozonë pritet që të ketë zbritur në 8.5% në janar 2023, sipas të dhënave paraprake që raportohen nga...

lajmi fundit

Vdekja e 30-vjeçares, reagon materniteti Koço Gliozheni –

nga 27
13:21 | 01/02/2023
0

Reagimi i Maternitetit: SUOGJ “Koco Gliozheni” I shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës me inicialet M.V., e cila ka ndërruar...

‘Avokati shqiptar plagos 30-vjeçarin në Austri’ –

‘Avokati shqiptar plagos 30-vjeçarin në Austri’ –

nga 27
13:15 | 01/02/2023
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një apartamenti në Vjenë të Austrisë ku një 30 vjeçar shqiptar ka goditur...

Para
Detaje nga pengmarrja e Netil Buzit në Angli, mes të arrestuarve dhe një vajzë

Detaje nga pengmarrja e Netil Buzit në Angli, mes të arrestuarve dhe një vajzë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama të merret i pandehur –

Rama të merret i pandehur –

13:33 | 01/02/2023
Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, lajm i mirë dhe për Shqipërinë –

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, lajm i mirë dhe për Shqipërinë –

13:31 | 01/02/2023
lajmi fundit

Vdekja e 30-vjeçares, reagon materniteti Koço Gliozheni –

13:21 | 01/02/2023
‘Avokati shqiptar plagos 30-vjeçarin në Austri’ –

‘Avokati shqiptar plagos 30-vjeçarin në Austri’ –

13:15 | 01/02/2023
Olta Gixhari shpërthen në lot, ja çfarë i ndodhi aktores –

Olta Gixhari shpërthen në lot, ja çfarë i ndodhi aktores –

13:13 | 01/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Rama të merret i pandehur –
  • Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, lajm i mirë dhe për Shqipërinë –
  • Vdekja e 30-vjeçares, reagon materniteti Koço Gliozheni –
  • ‘Avokati shqiptar plagos 30-vjeçarin në Austri’ –
  • Olta Gixhari shpërthen në lot, ja çfarë i ndodhi aktores –
  • Për arsye sigurie edhe Gjermania mbyll konsullatën në Stamboll –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama të merret i pandehur –
  • Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, lajm i mirë dhe për Shqipërinë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com