Trajneri i Brazilit, Tite publikoi listën me 26-futbollistët e grumbulluar për në Botërorin e Katarit, event që starton më datë 20 nëntor. Kur trajneri publikoi listën, shumë futbollistë të ekipit brazilian e kanë festuar këtë moment tepër të rëndësishëm për ta.
Pjesë e listës ishte Richarlison, sulmuesi i Tottenham. Në fakt, për Richarlison pati dyshime të mëdha duke qenë se pësoi një dëmtim me skuadrën angleze dhe javët e fundit ka qëndruar jashtë fushave.
Tite beson te sulmuesi dhe rikuperimi i tij i plotë për në Botëror ndaj vendosi ta grumbullonte. Por, Richarlison nga ana tjetër, kishte dyshime deri në fund dhe në momentin që mësoi se emri i tij ishte pjesë e listës së Selecao, nuk u përmbajt duke festuar me njerëzit e tij më të afërt.
Njëri prej të grumbulluarve ishte dhe sulmuesi i Mançester Junajtid, Antoni, i cili do të luajë kampionatin e tij të parë Botëror në karrierën e tij.
Në momentin kur ai dëgjoi emrin e tij, Antoni së bashku me pjesëtaret e tjerë të familjes filluan të kërcenin nga gëzimi dhe më pas sulmuesi përqafoi të atin teksa nuk arriti dot t’i ndalte lotët.
View this post on Instagram