Paul Pogba është zyrtarisht pjesë e Juventusit, pasi klubi bardhezi ka dalë me njoftim dhe bën me dije se kanë nënshkruar deri më 30 qershor 2026.
Mesfushori francez ishte shitur verën e vitit 2016 për shumën e 105 milionë eurove te Manchester United dhe rikthehet falas në Torino.
Pogba është një tjetër afrim i rëndësishëm te Juventusi, pasi më parë është zyrtarizuar edhe Angel Di Maria, gjithashtu i afruar me parametra zero pas largimit nga PSG.
𝗨𝗙𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟𝗘 🤩@paulpogba è tornato 🔙⚪️⚫️#POGBACK
— JuventusFC (@juventusfc) July 11, 2022