• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trumpi me probleme, i kërkohet të dëshmojë për trazirat në Kongres

23:27 | 13/10/2022
në Uncategorized
0

Komiteti hetues i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ka votuar të enjten që të ftojë për të dëshmuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, lidhur me trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në ndërtesën e Kongresit. Një vendim i tillë mund të rezultojë me burgosje të Trumpit, në rast se nuk bashkëpunon me autoritetet.

Nëntë anëtarët e Komitetit – shtatë demokratë dhe dy republikanë – kanë votuar në të mirë të vendimit.

Lexo edhe

Izraeli vret 5 palestinezë –

Ja shqetësimet që ngrita –

‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –

Kështu, Trumpit i kërkohet që të ofrojë dokumente dhe të dëshmojë nën betim, lidhur me ngjarjet e 6 janarit.

“Ai person është në qendër të ngjarjeve që kanë ndodhur më 6 janar, andaj duam të dëgjojmë prej tij”, ka thënë udhëheqësi i Komitetit, Bennie Thompson.

Procesi i votimit është zhvilluar pasi Komiteti ka kaluar më shumë se dy orë duke e shqyrtuar rastin – përmes deklaratave nga anëtarët, dokumenteve dhe incizimeve të dëshmive – se Trump ka planifikuar paraprakisht që të mohojë humbjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Ata po ashtu kanë thënë se Trump ka dështuar që t’i kthejë mbrapsht mijëra mbështetës të tij që kanë sulmuar Kongresin dhe ka vazhduar të deklarojë se zgjedhjet kanë qenë mashtrim, pavarësisht se këshilltarët e ngushtë i kanë thënë se ka humbur.

Ligji federal parasheh që nëse një person nuk vepron në përputhje me ftesën e Kongresit për dëshmi, atëherë shkelja dënohet me një deri në 12 muaj burgim.

Nëse Komiteti e rekomandon një ftesë që më pas injorohet nga pala tjetër, atëherë gjithë Dhoma e Përfaqësuesve duhet të vendosë nëse rasti duhet proceduar në Departamentin amerikan të Drejtësisë, i cili ka autoritet për të vendosur nëse do të ngrejë akuza.

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve ka hetuar për më shumë se një vit sulmin që ka lënë disa persona të vdekur dhe më shumë se 140 zyrtarë policorë të plagosur.

Deri më tani besohet se janë intervistuar më shumë se 1.000 dëshmitarë. /Rel/

Etiketa: kongresproblemeTrumpi

Të Lidhura

Izraeli vret 5 palestinezë –

Izraeli vret 5 palestinezë –

nga 27
14:21 | 06/02/2023
0

Forcat izraelite kanë vrarë pesë sulmues të armatosur palestinezë gjatë një bastisjeje në një kamp refugjatësh në Bregun e pushtuar...

Ja shqetësimet që ngrita –

Ja shqetësimet që ngrita –

nga 27
14:19 | 06/02/2023
0

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka takuar sot ambasadorin e ri të prezencës së OSBE në Tiranë, Guido...

‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –

‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –

nga 27
14:13 | 06/02/2023
0

Adele fitoi ‘zyrtarisht në jetë’ pasi plotësoi ëndrrën e saj për të takuar Dwayne “The Rock” Johnson në çmimet Grammy të këtij viti ....

Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk

Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk

nga 27
14:07 | 06/02/2023
0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ka dërguar një letër solidariteti Presidentit të Federatës Turke të Futbollit,...

Para
U aksidentua në Shkodër/ 20-vjeçari në koma prej dy javësh, familjarët kërkojnë ndihmë

U aksidentua në Shkodër/ 20-vjeçari në koma prej dy javësh, familjarët kërkojnë ndihmë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Izraeli vret 5 palestinezë –

Izraeli vret 5 palestinezë –

14:21 | 06/02/2023
Ja shqetësimet që ngrita –

Ja shqetësimet që ngrita –

14:19 | 06/02/2023
‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –

‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –

14:13 | 06/02/2023
Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk

Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk

14:07 | 06/02/2023
Futbollisti shqiptar tregon momentet e tmerrit në Turqi –

Futbollisti shqiptar tregon momentet e tmerrit në Turqi –

14:05 | 06/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Izraeli vret 5 palestinezë –
  • Ja shqetësimet që ngrita –
  • ‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –
  • Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk
  • Futbollisti shqiptar tregon momentet e tmerrit në Turqi –
  • Tmerr pa fund, një tërmet i tretë godet Turqinë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Izraeli vret 5 palestinezë –
  • Ja shqetësimet që ngrita –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com