• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tmerri në familjen shqiptare, djali dhunon babanë duke mbrojtur nënën

17:04 | 30/10/2022
në I pakategorizuar
0

Nuk ishin aq normalë sa dukeshin. Megjithëse me dy fëmijë madhorë dhe që të dy në punë, një çift kryeqytetas pothuajse përditë kishin si motiv sherresh konsumin e alkoolit nga kryefamiljari. Në fund ata u ndanë, por asnjëri nuk pranoi të dalë nga shtëpia. Si në filma, këtu nisi fronti i ri i grindjeve, ndonjëherë për tualetin, më së shumti për oraret e kuzhinës dhe pjesa tjetër për zonën neutrale që ishte e të tërëve, edhe e gruas, edhe e burrit, edhe e dy fëmijëve. Ekstremi i dhunës kulmoi ditën kur kryefamiljari L.B u kthye pothuajse në gjendje të pandërgjegjshme nga alkooli dhe qëlloi të birin i cili u përpoq ta ndalonte të hynte në dhomën ku qëndronte e ëma. I biri që po e dëgjonte teksa po shante e kërcënonte, bashkë me të motrën i janë lutur që të ulte zërin pasi dëgjonte pallati. Më pas situata ka dalë nga kontrolli dhe siç thotë në polici denoncuesi, ai i kërkoi të atit të merrte rrobat e të dilte nga banesa ose në të kundërt do njoftonin policinë. Në korridor që ishte vendi i të gjithëve, babë e bir u përleshën dhe sipas të riut babai i dehur rrëmbeu edhe priftin për ta qëlluar.

“E kapa për duarsh sepse po shante mamanë që ishte mbyllur në dhomë dhe nuk po bënte zë,”- dëshmon djali. Kjo alibi përsëritet edhe nga vajza. Policia deklaron për Gazetasi.al se i është marrë deklaratë edhe shtetases A.B në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale. Ajo sqaron po të njëjtat fakte dhe rrethana si djali i saj dhe tregon se si ish bashkëshorti, i dyshuari L.B vazhdimisht e kërcënon se do ta vrasë, se do ta hedhë nga ballkoni”. Por policia pasi ka vërejtur një shenjë të mavijosur në faqen e 58-vjeçarin e pyet gruan se kush e ka qëlluar dhe nëse kishte ngritur dorë djali ndaj të atit?

Lexo edhe

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

“Nuk kam dijeni se ku është vrarë ish burri. Djali ynë është mjaftueshëm i edukuar, nuk do ngrinte kurrë dorë ndaj të atit. Me siguri duhet të jetë përplasur rrugëve”, thotë nëna e dy fëmijëve që ka marrë rolin mbrojtës për të birin. Policia vëren se djali kishte shenja mavijosjeje që vërtetojnë se u rrah nga i ati.

Në fashikullin e policisë së kryeqytetit shkruhet se si agjentët e pyetën 58-vjeçarin për çastet përpara se të mbërrinte një patrullë e Shqiponjave që u njoftua nga gruaja. Kryefamiljari kujton fare mirë datat e divorcit, që u kishin vendosur rregulla të reja dhe sipas tij, e pati marrëdhënien e mirë me të dy fëmijët derisa ata në një moment nisën të mbajnë krahun e nënës. Në dëshminë e tij 58-vjeçari këmbëngul se asnjëri nga dy bashkëshortët nuk pati mundësi financiare të largohej nga jetesa e përbashkët që patën në martesë ndaj dhe jetuan në të njëjtën shtëpi ndonëse të divorcuar.

“Ne jetojmë përsëri bashkë dhe i kemi gjërat me orar. Dhomën e ndenjes e ka gruaja me vajzës. Unë me djalin kemi dhomën e gjumit. Kur gatuaj unë gruaja del jashtë, ose qëndron në ballkon. Kur gatuan ajo e njëjta gjë. Shmangemi dhe fëmijët nuk na lënë vetëm. Megjithatë nga kjo jetesë e përbashkët gjatë dy viteve të fundit kemi patur probleme. Ajo më provokon që të dal jashtë shtëpisë, ndaj qëndroj gjithë ditën në lokal dhe pi derisa dalin fëmijët nga puna. Vajza më jep përditë dy mijë lekë, edhe djali më jep e më kërkojnë të mos bëj sherr. Ajo provokon , blej ushqime të veçanta dhe ndonjëherë gruaja i hedh poshtë. Ndonjëherë bëjmë sherr edhe për enët dhe për banjën. Edhe kësaj radhë që futi fëmijët midis nesh ishte plan i saj. Sa të dal nga komisariati do ta vras se më ka helmuar shpirtin e më ka shtyrë të lus vdekjen time,”– deklaron i akuzuari që përfundoi në pranga për akuzën e dhunës në familje./GazetaSi

Etiketa: dhunafamiljashqiptarë

Të Lidhura

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

nga 27
23:25 | 28/01/2023
0

Vijon debati mes Valbonës dhe Armaldos edhe në ‘Prime’. Valbona: Kam ardhur këtu të tregoj anën time njerëzore, nuk kam...

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

nga 27
23:21 | 28/01/2023
0

Maestro u caktua nga Vëllai i Madh që të hapte kutinë e ‘Pandorës’. Në kutinë e Pandorës, Vëllai i Madh...

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

nga 27
23:17 | 28/01/2023
0

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje. Ai u rikthye në shtëpi. Nuk kaloi as një orë nga eliminimi dhe Xhoni u rikthye...

Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

nga 27
23:13 | 28/01/2023
0

The Dan Bongino Show, një nga programet më të ndjekura në SHBA ka komentuar dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles...

Para
U rrit në jetimore, Dhurata rrëfen “tmerrin”: Flija në tualet…

U rrit në jetimore, Dhurata rrëfen “tmerrin”: Flija në tualet...

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

23:25 | 28/01/2023
Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

23:21 | 28/01/2023
Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

23:17 | 28/01/2023
Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

23:13 | 28/01/2023
lajmi fundit

Eliminohet Xhonatani nga Big Brother

22:39 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –
  • Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi
  • Rama i lidhur me Sinaloan –
  • Eliminohet Xhonatani nga Big Brother
  • Unë jam vetëm, nuk jam te skuadra e Luizit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com