• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Stoltenberg: Retorika bërthamore e Rusisë e rrezikshme, do ndryshojë natyra e konfliktit

17:26 | 26/10/2022
në Uncategorized
0

Akuzat e Rusisë se Ukraina po përgatitet të përdorë një “bombë me element radioaktivë” janë “tërësisht të rreme”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Sekretari Stoltenberg foli të martën, gjatë një vizite në aeroplanmbajtësen U.S.S. George H.Ë. Bush e cila po merr pjesë në një stërvitje të NATO-s në Detin Adriatik. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se retorika bërthamore e presidentit rus Vladimir Putin është “e rrezikshme, e pamatur dhe e papërgjegjshme”.

“Përdorim i armës bërthamore në Ukrainë do të ndryshojë rrënjësisht natyrën e konfliktit. Presidenti Putin, Rusia, e di se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë. Dhe ata gjithashtu e dinë, se do të kishte pasoja të rënda”, tha zoti Stoltenberg. Ai shtoi se aleatët e NATO-s e hedhin poshtë pretendimin e rremë të Rusisë, një vend që shpesh akuzon të tjerët për atë që synon të bëjë vetë.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

“Ne e kemi parë këtë të ndodhë më parë, që nga Siria në Ukrainë. Rusia nuk duhet të përdorë pretekste të rreme për përshkallëzim të mëtejshëm. Bota po e ndjek situatën nga afër”, tha zoti Stoltenberg. Shefi i NATO-s përshëndeti sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit, duke thënë se ai po ndihmon ushtarakisht Rusinë.

“Në ditët e fundit kemi parë gjithashtu Iranin të mbështesë përpjekjet ruse në luftë. Kjo është e papranueshme. Asnjë vend nuk duhet të ndihmojë një agresor në një luftë të paligjshme. Përshëndes faktin që aleatët dhe Bashkimi Evropian po zbatojnë sanksione të forta ndaj Teheranit”.

Komentet e tij erdhën në të njëjtën ditë kur operatori i energjisë bërthamore i Ukrainës tha se forcat ruse kanë kryer punë sekrete në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë. Kompania “Energoatom”, e cila operon katër termocentralet bërthamore të Ukrainës, tha se forcat ruse kanë kryer punë sekrete gjatë javës së fundit në termocentralin bërthamor të pushtuar të Zaporizhias.

Energoatomi tha të martën se “dyshon” se rusët po përgatisin “një akt terrorist, duke përdorur materiale bërthamore dhe mbetje radioaktive” të depozituara në central. Ai shtoi se shkatërrimi i depozitave të karburantit bërthamor të konsumuar, do të çonte në një aksident rrezatimi dhe ndotje radioaktive në një sipërfaqe prej disa qindra kilometrash katrorë. /Voa/

 

 

Etiketa: retorikaRusiaStoltenberg

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Pas surprizës së saj, Donaldi e sfidon hapur Borën (FOTO)

Bora shtatzënë? Pasi parashikoi bashkimin me Donaldin, parashikuesja habit këtë herë 

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ata i morën telefonin babit dh … –

Vrasja e Liridonës, si e planifikoi Naim Murseli ekzekutimin/ Kamerat tregojnë… –

18:00 | 01/12/2023
Këto janë shenjat e Horoskopit më me fat të muajit dhjetor –

Këto janë shenjat e Horoskopit më me fat të muajit dhjetor –

17:49 | 01/12/2023
Tirana, ndër 7 kryeqytetet e shtrenjta evropiane –

Tirana, ndër 7 kryeqytetet e shtrenjta evropiane –

17:47 | 01/12/2023
U mërzita kur ngela jashtë “Euro 2016”, por kurrë nuk mendova… –

U mërzita kur ngela jashtë “Euro 2016”, por kurrë nuk mendova… –

17:42 | 01/12/2023
Ka një pjesë e imja që thotë ‘duhet të jesh lakuriq’ –

Ka një pjesë e imja që thotë ‘duhet të jesh lakuriq’ –

17:25 | 01/12/2023

Më Të Lexuarat

  • Vrasja e Liridonës, si e planifikoi Naim Murseli ekzekutimin/ Kamerat tregojnë… –
  • Këto janë shenjat e Horoskopit më me fat të muajit dhjetor –
  • Tirana, ndër 7 kryeqytetet e shtrenjta evropiane –
  • U mërzita kur ngela jashtë “Euro 2016”, por kurrë nuk mendova… –
  • Ka një pjesë e imja që thotë ‘duhet të jesh lakuriq’ –
  • Zbulohet PrEP, ilaçi që parandalon HIV-in –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vrasja e Liridonës, si e planifikoi Naim Murseli ekzekutimin/ Kamerat tregojnë… –
  • Këto janë shenjat e Horoskopit më me fat të muajit dhjetor –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com