• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/ Publikohet audio e Berluskonit: Rezistenca ukrainase fajtore për luftën, Putin do…

21:38 | 19/10/2022
në Uncategorized
0

Në prag të konsultimeve për qeverinë e re, një audio përgjim i Silvio Berlusconit ka “shkundur” sërish politikën në Itali. Në audion e publikuar nga media italiane La Presse, ish-kryeministri dëgjohet teksa bën avokatin e presidentit rus, Vladimir Putin dhe shpjegon se lufta në Ukrainë nisi i shkak i vetë liderit të saj, Volodymyr Zelensky.

“Unë nuk e shoh se si Putin dhe Zelenskyy mund të bashkohen në një tryezë ndërmjetësimi. Sepse nuk ka asnjë mënyrë të mundshme. Zelensky, për mendimin tim … harroje, nuk mund ta them …”, dëgjon të thotë politikani Itali. Menjëherë më pas kanë ardhur duartrokitjet.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Berluskoni jep versionin e tij për shpërthimin e luftës në Ukrainë:

“A e dini se si ndodhi gjëja në Rusi? Ju lutem të jeni shumë të rezervuar edhe për këtë. Premtoni? Kështu shkoi: Në vitin 2014 në Minsk të Bjellorusisë nënshkruhet marrëveshja midis Ukrainës dhe dy republikave të sapoformuara të Donbasit për një marrëveshje paqeje ku askush të mos sulmojë tjetrin. Ukraina nuk e pranon këtë traktakt dhe një vit më vonë dhe fillon të sulmojë kufijtë e dy republikave në lindje. Të dy republikat pësojnë viktima në radhët e ushtarakëve që më thonë 5-6-7 mijë të vdekur”.

Sipas Berlusconit, faji është i presidentit ukrainas për luftën. “Sapo erdhi Zelenskyy në drejtim të Ukrainës trefishohen sulmet ndaj dy republikave, të cilat dërgojnë një delegacion në Moskë dhe më në fund arrijnë të flasin me Putinin. Ata thonë: ‘Vladimir nuk dimë çfarë të bëjmë, ti na mbro’. Ai është kundër çdo nisme, reziston, i nënshtrohet presionit të fortë nga të gjithë mbi Rusinë. Pastaj vjen operacioni special: Trupat duhej të hynin në Ukrainë, brenda një jave të arrinin në Kiev, të rrëzonin qeverinë në detyrë, Zelenskyy-n etj., dhe të vendosnin një qeveri tashmë të zgjedhur nga pakica ukrainase e njerëzve të mirë dhe të arsyeshëm. Ai hyri në Ukrainë dhe u përball me një situatë të paparashikuar rezistence nga ukrainasit, të cilët filluan të merrnin para dhe armë nga perëndimi që nga dita e tretë. Dhe lufta, në vend që të ishte një operacion dy javë, ajo u bë një luftë. Pra, kjo është situata e luftës në Ukrainë “, dëgjohet të ketë thënë ai.

Kjo pjesë e fjalimit kujton fjalinë e shqiptuar në fund të fushatës elektorale nga Berlusconi: Putinit iu desh vetëm të zëvendësonte qeverinë e Zelenskyy-t me një qeveri me njerëz të ndershëm”, fjali të cilën më vonë u mundua ta justifikonte me “I referohesha fjalëve të të tjerëve”. Në të njëjtin skedar audio, Berlusconi sulmon liderët e Evropës dhe SHBA-së.

“Cili është një rrezik tjetër, një tjetër rrezik që kemi të gjithë: Sot, për fat të keq, në botën perëndimore nuk ka liderë, nuk ka në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë nuk ju them gjërat që di, por nuk ka liderë të vërtetë. A mund t’ju bëj të buzëqeshni? I vetmi lider i vërtetë jam unë “.

Në pasazhin e fundit, Berluskoni bën thirrje për një “ndërhyrje të fortë”: Pas transmetimit të audios, Berlusconi telefonoi drejtpërdrejt Enrico Mentana, drejtorin e lajmeve La7.

“Ishte Silvio Berlusconi, tha Mentana në studio siç e keni marrë me mend dhe ai na lutej të përmbledhim atë që do të them, duke u përpjekur të jemi sa më besnikë. Fjalët e regjistruara duhet të inkuadrohen në një ligjërim më të përgjithshëm, që sipas Berlusconit janë historia e një shqetësimi të përgjithshëm për klimën që është krijuar në marrëdhëniet mes Rusisë, Evropës dhe Perëndimit, me qeverinë”.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme nga mediat italiane u publikua një tjetër regjistrim ku Ish-kryeministri italian dhe njëkohësisht kryetar i Forza Italia, Silvio Berlusconi është shprehur se i ka rivendosur marrëdhëniet me presidentin rus Vladimir Putin.

Etiketa: audioBerluskoniPutin

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Vrasja e Lumturi Zeqjas në Londër, familjarët rrëqethin me fjalët: Iku në moshën më të bukur

Vrasja e Lumturi Zeqjas në Londër, familjarët rrëqethin me fjalët: Iku në moshën më të bukur

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

7 shenja të pazakonta që tregojnë një nivel të lartë të intuitës –

7 shenja të pazakonta që tregojnë një nivel të lartë të intuitës –

23:17 | 08/12/2023
Hoffenheim lë pas krizën dhe fiton bindshëm në shtëpi ndaj Bochum –

Hoffenheim lë pas krizën dhe fiton bindshëm në shtëpi ndaj Bochum –

23:07 | 08/12/2023
Juventus mund Napolin, Rrahmani titullar –

Juventus mund Napolin, Rrahmani titullar –

22:55 | 08/12/2023
3 shenjat e horoskopit që janë shpirti i festave në zyrë –

3 shenjat e horoskopit që janë shpirti i festave në zyrë –

22:41 | 08/12/2023
Vdekje e parakohshme në familjen mbretërore, shuhet Princi Konstantin –

Vdekje e parakohshme në familjen mbretërore, shuhet Princi Konstantin –

22:37 | 08/12/2023

Më Të Lexuarat

  • 7 shenja të pazakonta që tregojnë një nivel të lartë të intuitës –
  • Hoffenheim lë pas krizën dhe fiton bindshëm në shtëpi ndaj Bochum –
  • Juventus mund Napolin, Rrahmani titullar –
  • 3 shenjat e horoskopit që janë shpirti i festave në zyrë –
  • Vdekje e parakohshme në familjen mbretërore, shuhet Princi Konstantin –
  • Skandali 100 mln euro, SPAK mbërrin në dyert e Bashkisë së Tiranës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 7 shenja të pazakonta që tregojnë një nivel të lartë të intuitës –
  • Hoffenheim lë pas krizën dhe fiton bindshëm në shtëpi ndaj Bochum –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com