• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rel pasqyron protestën e opozitës: Kërkohet largimi i Ramës

21:09 | 12/11/2022
në Uncategorized
0

Në protestën e thirrur nga dy parti opozitare shqiptare, qytetarë të shumtë protestuan në Tiranë kundër ekzekutivit të udhëhequr nga Edi Rama.

Protestuesit nga Tirana dhe rrethet e tjera u grumbulluan fillimisht para selive të Partisë Demokratike (PD) dhe Partisë së Lirisë (PL) të PD-së, për të marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë.

Lexo edhe

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Afera është 300 mln euro –

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalimit para protestuesve, akuzoi kryeministrin Rama për korrupsion dhe zhytje të vendit në varfëri. Ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve të mos e mbështesin kreun e Qeverisë shqiptare.

“Mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse ai është armik i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të, është dështim për shqiptarët. Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të shqiptarëve”, theksoi Berisha.

Ndezja e qirinjve për personat që kanë humbur jetën

Në fund të fjalës së tij, protestuesve iu kërkua të ndiznin qirinj për ata që i cilësuan viktima të pushtetit. Konkretisht për Ardit Gjoklajn, adoleshenti që humbi jetën më 2016 në deponimin e mbeturinave në Sharrë të Tiranës si dhe Klodian Rashën, i cili u vra nga një punonjës policie pasi theu orën policore gjatë pandemisë së koronavirusit më 2020, dhe Lear Kurtin i cili mbeti o vdekur në rrethana të paqarta gjatë shoqërimit të tij në polici muajin tetor. Fillimisht protestuesit nuk u lejuan nga policia të ngjiten në shkallët e Kryeministrisë për të ndezur qirinj, por më pas arritën të thyenin kordonin e policisë, dhe kjo u shoqërua me disa momente tensioni.

Një person u shoqërua nga policia. Para Kryeministrisë u vendos edhe një gomone, për të simbolizuar emigrimin e shqiptarëve, kryesisht drejt Britanisë së Madhe. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, para protestës tha për mediat se Qeveria nuk duhet të guxojë të provokojë qytetarët në këtë protestë.

“Kjo është pranverë demokratike që nuk ndalon. Protesta dhe zgjedhje. E vetmja rrugë është largimi i Edi Ramës”, tha Meta.

Ndërkaq, para të protestuesve, Meta akuzoi Qeverinë shqiptare se ka në agjendë “vjedhjen, shkombëtarizimin dhe shpopullimin”. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara, dhe Mbretërisë së Bashkuar si dhe pankarta të ndryshme si: “Rama është brand…në korrupsion”. Kjo është protesta e dytë kombëtare e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha, pas asaj që u zhvillua më 7 korrik. Ndryshe, Rama nuk ishte në Shqipëri në kohën e mbajtjes së protestës, pasi ka marrë pjesë në Forumin e Paqes të mbajtur në Paris të Francës.

Edhe mbështetësit e Bashës

Në protestë morën pjesë edhe deputetë të PD-së, që njihen si mbështetës të Lulzim Bashës, ish-kreut të demokratëve. Ambasada e SHBA në Tiranë më herët gjatë të shtunës u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë të shmangin lëvizjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi ka paralajmëruar se mund të ketë akte dhune. Në ndërtesën e Qeverisë u ndërmorën disa masa. Dyert e saj u veshën me materiale të forta, ndërsa rreth ndërtesës u vendosën një numër i madh forcash të policisë, por edhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Po ashtu kishte edhe automjetet ujëhedhëse.

Në gatishmëri për të mbikëqyrur situatën u angazhuan rreth 1.000 forca policore. Prej orës 15:00 u bllokuan për qarkullimi të automjeteve akset kryesore, si: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II” e të tjera. Në fletushkat që u janë shpërndarë qytetarëve para protestës u listuan dhjetë arsyet pse duhet të protestojnë kundë Qeverisë Rama. Sipas PD-së, kushtet ekonomike janë ndër më të rëndat në rajon, emigracioni është i lartë, korrupsioni në nivele alarmante, ndërsa nismën rajonale, Ballkani i Hapur, e cilëson projekt serbo-rus dhe anti-shqiptar. Nga ana tjetër janë renditur dhjetë masat që PD-ja parashikon të ndërmarrë në një paketë anti-krizë.

Etiketa: opozitaprotestaREL

Të Lidhura

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

nga 27
23:22 | 26/01/2023
0

Nga Jennifer Rubin, Washington Post Drejtori i FBI-së Christopher A. Wray ka kryesuar ndoshta skandalin më të keq të infiltrimit...

Afera është 300 mln euro –

Afera është 300 mln euro –

nga 27
23:07 | 26/01/2023
0

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha se afera korruptive Rama-McGonigal është miliona dollarë. Sipas tij, shuma e 225 mijë dollarëve...

Trump në telashe, paditet nga familjarët e policit që humbi jetën

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

nga 27
22:50 | 26/01/2023
0

Donald Trump ka bërë reagimin e parë lidhur me dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili e hetoi...

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

nga 27
22:41 | 26/01/2023
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, përmes një deklarate për mediat, për dosjen “MCGonigal”. Rama shprehet se akuzat që bëhen...

Para
FOTO/ Bojë, qirinj e flamuj, gjithçka u zhvillua në protestën përballë Kryeministrisë

FOTO/ Bojë, qirinj e flamuj, gjithçka u zhvillua në protestën përballë Kryeministrisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

Drejtori i FBI të dorëhiqet! –

23:22 | 26/01/2023
Afera është 300 mln euro –

Afera është 300 mln euro –

23:07 | 26/01/2023
Trump në telashe, paditet nga familjarët e policit që humbi jetën

Djali i FBI të kalbet në ferr! –

22:50 | 26/01/2023
Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –

22:41 | 26/01/2023
“Vjedhje deri 1 mln euro”, gazetari tregon grabitjet e bujshme

Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –

22:28 | 26/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –
  • Djali i FBI të kalbet në ferr! –
  • Skandali ‘McGonigal’, reagon sërish Edi Rama –
  • Dorian Duçka kushëri i Ilir Metës dhe i Etilda Gjonajt –
  • Jemi në betejë për jetë a vdekje –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Drejtori i FBI të dorëhiqet! –
  • Afera është 300 mln euro –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com