• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestat në Iran/ Ku mund të çojnë demonstratat dhe si duhet të përgjigjet Perëndimi?

18:52 | 14/10/2022
në Uncategorized
0

Protestat antiqeveritare po vazhdojnë në të gjithë Iranin pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini muajin e kaluar ndërsa mbahej në paraburgim. Ajo ishte arrestuar nga policia morale e Iranit për “veshje të papërshtatshme”. Materiali në vazhdim i korrespondentit të Zërit të Amerikës në Londër, Henry Ridgëell trajton pyetjen se ku mund të çojnë protestat, dhe si duhet të përgjigjet Perëndimi.

Në universitetin e Teheranit, studentët u mblodhën duke shkruar fjalën “gjak” në persisht, me trupat e tyre dhe duke kërkuar rënien e regjimit islamik. Për katër javë, protestat, kryesisht të udhëhequra nga gratë, janë mbajtur në mbarë vendin. “Është vërtetë mbresëlënëse që për ta muri i frikës ka rënë plotësisht dhe gjithnjë e më shumë besojnë se nuk kanë asgjë për të humbur dhe prandaj protestat po vazhdojnë” thotë Ali Vaez, analist për Iranin tek Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Lexo edhe

3 gabimet që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer –

Si lindi platforma për bashkimin e PD –

Kongresi i Përmetit në fuqi, Rama pengon gjykatat të regjistrojnë statusin e PD –

Protestat e kaluara, si lëvizja e gjelbër e vitit 2009 nuk arritën ta rrëzonin qeverinë. Por mes krizës ekonomike dhe shtypjes, pakënaqësia tani tejkalon çështjet politike, thotë analisti Behnam Taleblu. “Në vend që të protestojnë kundër një elementi të regjimit, popullsia këtë herë kërkon heqjen e regjimit në tërësi”, thotë zoti Taleblu nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.

Dhjetëra protestues janë vrarë. Sipas analistit Ali Vaez, regjimi ka ende hapësirë për të shtypur demonstratat.

“Regjimi ende nuk e ka aktivizuar Gardën Revolucionare dhe ka ende shumë mjete shtypëse që mund t’i përdorë kundër lëvizjes”, thotë zoti Vaez. Pas SHBA-së dhe Kanadasë, edhe Britania vendosi sanksione ndaj figurave të larta të policisë morale të Iranit. “Sanksionet duhet të vihen edhe nga gjithë Bashkimi Evropian”, vlerëson zoti Taleblu.

Në Evropë, ligjvënëset gra dhe personalitete të njohura kanë prerë flokët në shenjë solidariteti me gratë iraniane. Protesta ka pasur në disa qytete. “Ne jemi këtu për të qenë zëri i popullit në Iran dhe për të kërkuar që qeveria britanike të flasë”, thotë një protestuese që nuk do të identifikohet me emër.

Demonstratat po mbahen ndërsa SHBA dhe vendet evropiane po negociojnë me Teheranin për riaktivizimin e mundshëm të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi të mërkurën shtypjen e protestave në Iran, por shtoi se Franca synon parandalimin e prodhimit të armëve bërthamore nga Irani.

Për analistin, Benham Taleblu bisedimet mbi programin bërthamor kanë dështuar dhe duhet të braktisen. “Fondet që do zhbllokoheshin nga marrëveshja do të pasuronin aparatin e sigurisë së regjimit. Ky aparat sigurie është i njëjti që angazhohet në agresion të jashtëm dhe në shtypjen e brendshme që kemi parë këto katër javë”, vlerëson analisti Taleblu. Ai shton se Perëndimi mund të ndërmarrë hapa praktikë për të ndihmuar protestuesit duke përfshirë ofrimin e internetit satelitor për të anashkaluar kufizimet e qeverisë. /Voa/

Etiketa: IranprotestaZeri i Amerikes analize

Të Lidhura

3 gabimet që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer –

3 gabimet që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer –

nga 27
21:37 | 05/06/2023
0

Të mësosh se si të mbash ushqimin në frigorifer është një nga mënyrat më të mira për të kursyer para,...

Të ikë Qerim Ismailaj, është dënuar –

Si lindi platforma për bashkimin e PD –

nga 27
21:32 | 05/06/2023
0

Gazment Bardhi, i cili drejton një pjesë të grupit parlamentar të PD, u shpreh mbrëmjen e sotme se gjuha e...

U manipulua sistemi elektronik –

Kongresi i Përmetit në fuqi, Rama pengon gjykatat të regjistrojnë statusin e PD –

nga 27
21:28 | 05/06/2023
0

Juristi Genc Gjokutaj, me një postim në Facebook, ka reaguar në lidhje me faktin se gjykata refuzon regjistrimin e statustit...

Spiunonte te Moska, “dërgohet te Krijuesi” ish-agjenti i FBI-së –

Spiunonte te Moska, “dërgohet te Krijuesi” ish-agjenti i FBI-së –

nga 27
21:24 | 05/06/2023
0

Të spiunosh kombin tënd te armiku i betuar, e paguan shtrenjtë, në këtë rast me jetë. Për tradhtarët nuk ka...

Para
Fifi ndryshon pamjen/ Ja çfarë gjesti bën partneri i saj gjatë performancës (Video)

Fifi i lë të gjithë pa fjalë, nuk njihet me “look-un” e ri (FOTO)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

3 gabimet që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer –

3 gabimet që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer –

21:37 | 05/06/2023
Të ikë Qerim Ismailaj, është dënuar –

Si lindi platforma për bashkimin e PD –

21:32 | 05/06/2023
U manipulua sistemi elektronik –

Kongresi i Përmetit në fuqi, Rama pengon gjykatat të regjistrojnë statusin e PD –

21:28 | 05/06/2023
Spiunonte te Moska, “dërgohet te Krijuesi” ish-agjenti i FBI-së –

Spiunonte te Moska, “dërgohet te Krijuesi” ish-agjenti i FBI-së –

21:24 | 05/06/2023
Bojkoti më 14 maj nga të rinjtë, njerëzit s’kanë besim te vota –

Bojkoti më 14 maj nga të rinjtë, njerëzit s’kanë besim te vota –

21:18 | 05/06/2023

Më Të Lexuarat

  • 3 gabimet që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer –
  • Si lindi platforma për bashkimin e PD –
  • Kongresi i Përmetit në fuqi, Rama pengon gjykatat të regjistrojnë statusin e PD –
  • Spiunonte te Moska, “dërgohet te Krijuesi” ish-agjenti i FBI-së –
  • Bojkoti më 14 maj nga të rinjtë, njerëzit s’kanë besim te vota –
  • Seanca në KPA, debatet për pasurinë e gjyqtares Irena Brahimi –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 3 gabimet që bëni kur ruani ushqimet në frigorifer –
  • Si lindi platforma për bashkimin e PD –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com